---
description: Kur flitet për tensionin e lartë të gjakut, shpesh mendohet vetëm për reduktimin e konsumimit të kripës. Por edhe ajo që konsumohet gjatë ditës mund të ketë rën
title: Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut

![Çaji](https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Çaji

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 19 gusht 2026 11:30
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 19 gusht 2026 11:30
- Shpërndaje në:

Kur flitet për tensionin e lartë të gjakut, shpesh mendohet vetëm për reduktimin e konsumimit të kripës. Por, edhe ajo që konsumohet gjatë ditës mund të ketë rëndësi, ka shkruar [EatingWell.](https://www.eatingwell.com/best-afternoon-drink-for-high-blood-pressure-12061276)

Dietologët veçojnë çajin e hibiskusit si një pije që mund të ndihmojë në mbajtjen e tensionit stabil. Studimet sugjerojnë se konsumimi i tij mund të ulë si tensionin sistolik, ashtu edhe atë diastolik.

Një analizë e 17 studimeve klinike ka zbuluar se hibiskusi mund të ulë tensionin sistolik me rreth 10 mmHg, sidomos te personat që e kanë tashmë të ngritur.

Çaji i hibiskusit është i pasur me antocianina dhe antioksidantë, përbërës që mund të ndihmojnë në funksionimin e enëve të gjakut.

Sipas dietologes Jessica Brantley-Lopez, hibiskusi mund të ketë efekt të lehtë në një enzimë të përfshirë në rregullimin e tensionit të gjakut.

“Nuk do ta shihja si zëvendësim të ilaçeve, por patjetër mund të jetë një zakon mbështetës”, ka shpjeguar ajo.

Një tjetër avantazh është se çaji i hibiskusit nuk përmban kafeinë, ndaj mund të jetë zgjedhje e mirë për pasdite, sidomos për ata që duan të shmangin kafenë dhe ndikimin e saj të përkohshëm në tension.

[Edhe ![Gjashtë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/b5fdb8bb-15cb-43b7-9a39-b710e9b2ebfc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 17 nën 2026 Gjashtë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-ushqime-qe-mund-te-ndihmojne-ne-uljen-e-tensionit-te-gjakut)

Mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë. Për version më freskues, mund ta përzieni me mente, limon, xhenxhefil ose pak fruta. Ekspertët këshillojnë që sheqeri të përdoret sa më pak.

Megjithatë, hibiskusi nuk zëvendëson trajtimin mjekësor për hipertensionin. 

Për të mbajtur tensionin nën kontroll, ndihmojnë gjithashtu reduktimi i ushqimeve të përpunuara dhe të pasura me natrium, gatimi në shtëpi dhe konsumimi i më shumë frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave integrale, arrave dhe farave.

[#caji](https://www.koha.net/tag/caji) [#Çajet](https://www.koha.net/tag/cajet) [#cajet e shendetshme](https://www.koha.net/tag/cajet-e-shendetshme) [#shendeti](https://www.koha.net/tag/shendeti) [#tensioni](https://www.koha.net/tag/tensioni) [#tensioni i gjakut](https://www.koha.net/tag/tensioni-i-gjakut)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pirja e 2-3 filxhanëve kafe në ditë lidhet me rrezik më të ulët për çrregullimet e ritmit të zemrës](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/129d8977-7347-466a-8a6f-b417a7059200.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 11 nën 2026 Pirja e 2-3 filxhanëve kafe në ditë lidhet me rrezik më të ulët për çrregullimet e ritmit të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/pirja-e-2-3-filxhaneve-kafe-ne-dite-lidhet-me-rrezik-me-te-ulet-per-crregullimet-e-ritmit-te-zemres)
- [![Pirja e çajit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 tet 2026 Pirja e çajit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/pirja-e-cajit-mund-te-ule-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres-dhe-eneve-te-gjakut)
- [![Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://resources.koha.net/images/2026/March/05/907d5141-bf98-4b06-8ede-576bd0e4b53e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 tet 2026 Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://www.koha.net/lifestyle/me-shume-se-gjysma-e-njerezve-me-tension-te-larte-nuk-e-dine-se-vuajne-nga-kjo-gjendje)
- [![Tri zakone të mënyrës së të menduarit që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/October/26/ce7eedd9-fa68-4ca2-821b-5d9700809346.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 tet 2026 Tri zakone të mënyrës së të menduarit që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/tri-zakone-te-menyres-se-te-menduarit-qe-mund-te-ndihmojne-ne-uljen-e-tensionit-te-gjakut)

[Arbëri.]() [Hajrullahu për punësimet në UP: S’mund të zgjidhen as me muskuj, as me fuqi politike](https://www.koha.net/arberi/hajrullahu-per-punesimet-ne-up-smund-te-zgjidhen-as-me-muskuj-as-me-fuqi-politike)

[Arbëri.]() [21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim](https://www.koha.net/arberi/21-vjecari-shqiptar-qe-vodhi-pamjet-e-gta-6-lirohet-pasi-u-denua-me-7-vjet-burgim)

[Arbëri.]() [Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit](https://www.koha.net/arberi/ramadani-kerkon-hetim-pas-lendimit-te-ushtareve-te-fsk-se-nga-shperthimi-i-municionit)

[Lifestyle.]() [Gjumi më i gjatë se nëntë orë mund të jetë rrezik për personat me sëmundje të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-me-i-gjate-se-nente-ore-mund-te-jete-rrezik-te-personat-me-semundje-te-zemres)

[Arbëri.]() [Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes](https://www.koha.net/arberi/reshje-bore-ne-zonat-malore-ministria-e-infrastruktures-ben-thirrje-per-kujdes)

[Futboll.]() [Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë](https://www.koha.net/futboll/te-liria-te-gjithe-te-bashkuar-per-ta-rikthyer-ne-superlige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/caji-qe-mund-te-ndihmoje-ne-uljen-e-tensionit-te-larte-te-gjakut","datePublished":"2026-08-19T11:30:00+02:00","dateModified":"2026-08-19T11:30:39+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":301,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kur flitet për tensionin e lartë të gjakut, shpesh mendohet vetëm për reduktimin e konsumimit të kripës. Por edhe ajo që konsumohet gjatë ditës mund të ketë rën","url":"https://www.koha.net/lifestyle/caji-qe-mund-te-ndihmoje-ne-uljen-e-tensionit-te-larte-te-gjakut","keywords":"caji, Çajet, cajet e shendetshme, shendeti, tensioni, tensioni i gjakut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
