---
description: Hapja e dritareve çdo ditë dhe disa ndryshime të vogla në shtëpi mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut afatgjatë për kancer, thonë ekspertët.Doktoresha Asiya Ma
title: Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/03/c4ebdb7e-292a-4f7e-bc57-a00b1b220a27.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer

![Ajrosja](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/c4ebdb7e-292a-4f7e-bc57-a00b1b220a27.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ajrosja

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 3 mars 2026 15:28
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 3 mars 2026 15:28
- Shpërndaje në:

Hapja e dritareve çdo ditë dhe disa ndryshime të vogla në shtëpi mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut afatgjatë për kancer, thonë ekspertët.

Doktoresha Asiya Maula, mjeke e përgjithshme në “The Health Suite” në Leicester, ka shpjeguar se produktet dhe zakonet e përditshme në shtëpi mund të çojnë në ekspozim të vazhdueshëm ndaj kimikaleve të dëmshme, edhe nëse secili produkt veçmas duket i padëmshëm.

“Rreziku për kancer nuk vjen nga një gjë e vetme. Ka të bëjë me atë që trupi përballon çdo ditë, për vite apo edhe dekada”, ka thënë ajo në një deklaratë për [The Mirror.](https://www.mirror.co.uk/news/health/im-gp-changed-things-home-36792683)

Rreziku shpesh lidhet me objekte që njerëzit i konsiderojnë të padëmshme, sidomos në kuzhinë. Enët plastike, shishet dhe qeset plastike për mbështjellje ushqimi mund të lëshojnë kimikale kur nxehen ose konsumohen me kalimin e kohës.

Maula rekomandon përdorimin e enëve prej qelqi ose çeliku inox dhe shmangien e ngrohjes së ushqimit në mikrovalë brenda plastikës.

[Edhe ![6 ndryshime të thjeshta që mund të ulin ekspozimin ndaj mikroplastikës në ushqim](https://resources.koha.net/images/2026/July/31/3b074c32-06d6-4328-984b-70570d1fe59d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 31 kor 2026 6 ndryshime të thjeshta që mund të ulin ekspozimin ndaj mikroplastikës në ushqim](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-ndryshime-te-thjeshta-qe-mund-te-ulin-ekspozimin-ndaj-mikroplastikes-ne-ushqim)

“Ato plastika mund të përmbajnë kimikale që ndërhyjnë në sinjalizimin hormonal”, ka paralajmëruar ajo.

Cilësia e ajrit brenda shtëpisë është një tjetër faktor i rëndësishëm.

Avujt nga gatimi, qirinjtë aromatikë, spërkatësit dhe mungesa e ajrosjes mund ta bëjnë ajrin e brendshëm më të ndotur se ai jashtë.

“Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotësve të ajrit të brendshëm mund të kontribuojë në inflamacion në trup”, ka shpjeguar mjekja, duke shtuar se hapja e dritareve çdo ditë dhe përdorimi i aspiratorit gjatë gatimit ndihmojnë në uljen e ekspozimit.

Edhe produktet e pastrimit dhe pesticidet për përdorim në ambiente të mbyllura paraqesin rrezik për shkak të ekspozimit të përsëritur.

[Edhe ![Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/e5dd04f2-5041-411a-ada6-0d1eb04b651c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 4 qer 2026 Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin](https://www.koha.net/lemsh/enet-qe-duhet-ti-hiqni-qafe-sepse-jane-te-rrezikshme-per-shendetin)

“Këto produkte janë krijuar për të shkatërruar material biologjik. Ekspozimi i vazhdueshëm në hapësira të mbyllura mund ta irritojë trupin me kalimin e kohës”, ka thënë ajo, duke theksuar se fëmijët janë më të ndjeshmit ndaj kësaj.

Ajo ka sugjeruar përdorimin e alternativave më të buta, pa aromë, dhe kufizimin e përdorimit të kimikaleve për kontrollin e dëmtuesve brenda shtëpisë.

Edhe dieta luan rol të rëndësishëm.

Ushqimet shumë të përpunuara lidhen me obezitetin, rezistencën ndaj insulinës dhe inflamacionin kronik, të gjithë këta faktorë të njohur rreziku për kancer.

“Në thelb, bëhet fjalë për uljen e ngarkesës totale toksike. Ndryshimet e vogla, të bëra vazhdimisht, grumbullohen me kalimin e kohës. Ta bësh shtëpinë një mjedis me më pak ekspozim është një mënyrë praktike për të mbrojtur shëndetin afatgjatë”, ka përfunduar Maula.

[Edhe ![Studimi i ri tregon se punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun nga kanceri](https://resources.koha.net/images/2025/April/01/8909c7d3-8abd-442e-a6ac-811ad9aee4d8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 1 pri 2025 Studimi i ri tregon se punët e shtëpisë mund të ulin rrezikun nga kanceri](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-tregon-se-punet-e-shtepise-ulin-rrezikun-nga-kanceri)

 

 

[#Ajrosja](https://www.koha.net/tag/ajrosja) [#ajrosja e dhomes](https://www.koha.net/tag/ajrosja-e-dhomes) [#ajrosja e shtepise](https://www.koha.net/tag/ajrosja-e-shtepise) [#kuzhina](https://www.koha.net/tag/kuzhina) [#gatimi](https://www.koha.net/tag/gatimi) [#gatimi në shtëpi](https://www.koha.net/tag/gatimi-ne-shtepi) [#kanceri](https://www.koha.net/tag/kanceri) [#parandalimi i kancerit](https://www.koha.net/tag/parandalimi-i-kancerit) [#plastika](https://www.koha.net/tag/plastika) [#Mikroplastika](https://www.koha.net/tag/mikroplastika)

Artikuj të ngjashëm

- [![A e rrisin pijet me sheqer rrezikun për kancer?](https://resources.koha.net/images/2025/January/29/3ba14cf5-9f01-45f9-b3fa-8b4e2b2fdae5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 tet 2026 A e rrisin pijet me sheqer rrezikun për kancer?](https://www.koha.net/lifestyle/a-e-rrisin-pijet-me-sheqer-rrezikun-per-kancer)
- [![Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri](https://resources.koha.net/images/2024/November/26/238a3434-359c-4c4a-b905-95fb3de71c07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 17 kor 2026 Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri](https://www.koha.net/lifestyle/ish-duhanpiresit-qe-vazhdojne-te-perdorin-cigare-elektronike-me-te-rrezikuar-nga-kanceri-ne-mushkeri)

[Editorial.]() [Heroina e luftës me kancerin](https://www.koha.net/editorial/heroina-e-luftes-me-kancerin)

[Arbëri.]() [Vela: PDK-ja tentoi ta mbrojë presidenten](https://www.koha.net/arberi/vela-pdk-ja-tentoi-ta-mbroje-presidenten)

[Showbiz.]() [Kylie Jenner dëshiron të martohet me Timothée Chalamet, por aktori s’është ende gati](https://www.koha.net/showbiz/kylie-jenner-deshiron-te-martohet-me-timothee-chalamet-por-aktori-nuk-eshte-ende-gati)

[Futboll.]() [Avdullahu e Asllani kontribuojnë në fitoren e Hoffenheimit](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-e-asllani-kontribuojne-ne-fitoren-e-hoffenheimit)

[Futboll.]() [Milani mposhtet nga Bournemouthi në Ligën e Evropës](https://www.koha.net/futboll/milani-mposhtet-nga-bournemouthi-ne-ligen-e-evropes)

[Futboll.]() [Egnatia fiton edhe një tjetër pikë në Ligën e Konferencës](https://www.koha.net/futboll/egnatia-fiton-edhe-nje-tjeter-pike-ne-ligen-e-konferences)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/ajrosja-e-shtepise-ndihmon-ne-uljen-e-rrezikut-ndaj-kancerit","datePublished":"2026-03-03T15:28:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":471,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Hapja e dritareve çdo ditë dhe disa ndryshime të vogla në shtëpi mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut afatgjatë për kancer, thonë ekspertët.Doktoresha Asiya Ma","url":"https://www.koha.net/lifestyle/ajrosja-e-shtepise-ndihmon-ne-uljen-e-rrezikut-ndaj-kancerit","keywords":"Ajrosja, ajrosja e dhomes, ajrosja e shtepise, kuzhina, gatimi, gatimi në shtëpi, kanceri, parandalimi i kancerit, plastika, Mikroplastika","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/03/c4ebdb7e-292a-4f7e-bc57-a00b1b220a27.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
