---
description: Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një...
title: A mund të konsumohet kivi me lëkurë
image: https://resources.koha.net/images/2019/August/28/28kivi1566980009.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# A mund të konsumohet kivi me lëkurë

![](https://resources.koha.net/images/2019/August/28/28kivi1566980009.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 14 mars 2022 00:40
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 14 mars 2022 00:40
- Shpërndaje në:

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil në ngjyrë.

Gjëja më e mirë me këtë frutë është se mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi ka pak kalori, aspak yndyrë dhe plot me vitaminë C.

**Vlerat shëndetësore të kivit**

Kivi është një frutë plot vlera shëndetësore nga vitamina C e deri tek antioksidantët që ndihmojnë të parandalojnë sëmundjet që plakin organizmin.

[Edhe ![A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë](https://resources.koha.net/images/2023/January/10/kiviokok1673334547.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 10 jan 2023 A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë](https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-konsumohet-kivi-bashke-me-lekure)

Nëse hani dy kivi në ditë keni marrë sasinë e nevojshme ditore të vitaminës C.

**Kivi është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik**

Përveç vitaminës C, kivi është i pasur me fibër që ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik pasi është i pasur me eletkrolite, me magnez, vitaminën E, folate dhe zink.

Gjithashtu kivi arrin të normalizojë dhe nivelet e tensionit të lartë të gjakut, dhe ndihmon personat që kanë vështirësi për t’i zënë gjumi.

[Edhe ![Fruta “e nënvlerësuar” që kushton pak dhe ndihmon shëndetin](https://resources.koha.net/images/2025/May/07/10865469-e67c-4290-9ccf-f5ad642e23b9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 maj 2025 Fruta “e nënvlerësuar” që kushton pak dhe ndihmon shëndetin](https://www.koha.net/lifestyle/fruta-e-nenvleresuar-qe-kushton-pak-dhe-ndihmon-shendetin)

**Si të zgjedhësh kivin më të mirë**

Edhe pse sezoni i tyre është nga Nëntori deri në Maj, këtë frutë mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi i përkryer është pak i butë, jo shumë i fortë, pasi kjo do të thotë që është i papjekur, dhe as shumë i butë, pasi do të thotë që është afër prishjes.

**A mund të hahet lëkura e kivit?**

Zakonisht kur konsumohet ky frutë, lëkura qërohet dhe hahet vetëm tuli me ngjyrë jeshile. Por burime ku bazohet dhe AgroWeb.org thonë se dhe lëkura e tij mund të konsumohet.

[Edhe ![Benefitet e kivit](https://resources.koha.net/images/2019/August/28/28kivi1566980009.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 18 qer 2021 Benefitet e kivit](https://www.koha.net/lifestyle/benefitet-e-kivit)

Madje ka më shumë vitamin C dhe fibër sesa vetë fruti.

Nëse e hani kivin bashkë me lëkurë do ta keni edhe më të lehtë pasi nuk keni nevojë që ta qëroni. Mund ta hani duke e prerë në feta të holla, por mos harroni ta lani mirë./AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm

- [![Vitaminat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme](https://resources.koha.net/images/2021/November/03/Vitamin-C-pic-21635939332.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 tet 2025 Vitaminat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme](https://www.koha.net/lifestyle/vitaminat-e-nevojshme-per-lekure-te-paster-dhe-te-shendetshme-3)
- [![Kivi ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, sipas udhëzimeve të reja](https://resources.koha.net/images/2020/December/03/chopped-kiwi-in-a-bowl-on-a-table-750x500-1-600x360-11607013412.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 tet 2025 Kivi ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, sipas udhëzimeve të reja](https://www.koha.net/lifestyle/kivi-ndihmon-ne-lehtesimin-e-kapsllekut-sipas-udhezimeve-te-reja)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Skocia barazon me Slloveninë](https://www.koha.net/futboll/skocia-barazon-me-sllovenine)

[Arbëri.]() [Qeveria pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion](https://www.koha.net/arberi/qeveria-pezullon-muzliukajn-pas-ngritjes-se-aktakuzes-per-korrupsion)

[Futboll.]() [Rangnick e sheh Kosovën kundërshtare shumë të vështirë](https://www.koha.net/futboll/rangnick-e-sheh-kosoven-kundershtare-shume-te-veshtire)

[Futboll.]() [Demaku me rrëfim emocionues: E kam trashëguar emrin e gjyshit që ra dëshmor](https://www.koha.net/futboll/demaku-me-rrefim-emocionues-e-kam-trasheguar-emrin-e-gjyshit-qe-ra-deshmor)

[Arbëri.]() [Kryeakademikja shpreh rezerva ndaj Speciales: Drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe e paanshme](https://www.koha.net/arberi/pula-shpreh-rezerva-ndaj-speciales-drejtesia-duhet-te-jete-e-barabarte-dhe-e-paanshme)

[Futboll.]() [Xhaka flet për synimet e Sunderlandit në Evropë](https://www.koha.net/futboll/xhaka-flet-per-synimet-e-sunderlandit-ne-evrope)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"A mund të konsumohet kivi me lëkurë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-konsumohet-kivi-me-lekure","datePublished":"2022-03-14T00:40:28+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:20:07+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":361,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/a-mund-te-konsumohet-kivi-me-lekure","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/August/28/28kivi1566980009.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
