Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

10 aliments qui peuvent se conserver pendant des années, certains même presque éternellement.

Nourriture

Ushqimi, fotografi ilustruese

Në raste emergjente ose thjesht për të pasur ushqime rezervë në shtëpi, disa produkte mund të ruhen për periudha jashtëzakonisht të gjata. Nëse magazinohen siç duhet, këto janë ndër ushqimet më jetëgjata, sipas MentalFloss:

1. Riz blanc

Orizi i bardhë mund të ruajë shijen dhe vlerat ushqyese deri në 30 vjet, nëse mbahet në enë hermetike, pa oksigjen dhe në temperatura të ulëta. Ndërsa orizi i kafenjtë prishet shumë më shpejt, për shkak të vajrave natyralë që përmban.

2. Chérie

Mjalti konsiderohet një nga ushqimet që mund të zgjasë pothuajse pafundësisht. Përmbajtja e ulët e ujit dhe aciditeti i lartë e bëjnë të vështirë zhvillimin e baktereve. Madje, janë gjetur enë me mjaltë që besohet të jenë rreth 5,500 vjet të vjetra.

3. Sel

Kripa është një mineral dhe, në formën e saj të pastër, mund të ruhet për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, kripa e jodizuar ka jetëgjatësi më të kufizuar dhe mund të zgjasë rreth 5 vjet.

4. Sauce soja

Salca e sojës, sidomos kur është e pahapur, mund të zgjasë për shumë vite. Edhe pas hapjes, nëse ruhet në frigorifer, mund të qëndrojë e përdorshme për një kohë të gjatë.

5. Sucre

Sheqeri i bardhë dhe ai pluhur mund të ruhen për një kohë shumë të gjatë nëse mbahen në enë të mbyllura mirë dhe larg lagështirës. Edhe sheqeri i kafenjtë i fortësuar mund të përdoret pasi të zbutet përsëri.

6. Fasulet e thata

Fasulet e thata mund të ruhen për dekada. Studimet kanë treguar se edhe pas 30 vjetësh, ato mund të jenë ende të pranueshme për konsum në situata emergjente dhe tretshmëria e proteinave mbetet relativisht e qëndrueshme.

7. Shurupi i pastër i panjës

Shurupi i pastër i panjës, nëse është i pahapur dhe ruhet siç duhet, mund të ketë jetëgjatësi të pacaktuar, pasi nuk favorizon zhvillimin e mikroorganizmave. Nëse shfaqet myk, shurupi mund të vlohet lehtë, të pastrohet dhe të ruhet në frigorifer.

8. Qumështi pluhur

Qumështi pluhur është krijuar pikërisht për të pasur jetëgjatësi më të madhe se qumështi i freskët. Ai është gjithashtu më i lehtë për t’u transportuar dhe ruajtur.

9. Pijet e forta alkoolike 

Pijet alkoolike me përqindje të lartë, si uiski, vodka apo rum, mund të ruhen për shumë vite. Shija mund të ndryshojë me kalimin e kohës, sidomos pas hapjes, por vetë pija zakonisht mbetet e konsumueshme.

10. Pemmican

Pemmican është një ushqim tradicional i krijuar nga popujt indigjenë të Amerikës së Veriut. Përgatitej me mish të tharë, yndyrë të përpunuar dhe manaferra, duke krijuar ushqim të pasur me proteina dhe shumë të qëndrueshëm. Për shkak të jetëgjatësisë dhe lehtësisë së transportit, ai vazhdon të përdoret nga njerëzit që përgatiten për situata emergjente. Nëse ruhet në kushte të përshtatshme, një pjesë e këtyre ushqimeve mund të qëndrojë për dekada, ndërsa disa prej tyre kanë jetëgjatësi pothuajse të pakufizuar.