Soutenez TIME. Préservez la vérité.
JOURNAL DU SOIR

Une femme enceinte assassinée à Malisheva, son mari soupçonné

Barre de police

Photo : illustration

Një 25-vjeçare, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë ka vdekur, pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri në Karavansari (Kërvasari) të Malishevës. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj 26-vjeçar, i cili po ashtu mbeti i plagosur dhe gjendja shëndetësore e tij, sipas mjekëve, vazhdon të jetë e rëndë. Ndaj rastit ka reaguar u. d. së presidentes Albulena Haxhiu. Ajo ka kërkuar që përballë kërcënimit ndaj grave, institucionet duhet të veprojnë pa vonesë. Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës në reagimin e saj ka thënë se çdo humbje e jetës së një gruaje në rrethana të dhunshme është alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë

Një grua shtatzënë është vrarë me armë zjarri në fshatin Karavansari (Kërvasari) të Malishevës, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuar për vrasjen, është në gjendje kritike, pasi edhe ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. 

Gruaja u qëllua me armë zjarri të dielën në mbrëmje, dhe ndonëse u dërgua me urgjencë në  QKUK dhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. 

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se në çfarë rrethanash janë plagosur gruaja dhe bashkëshorti i saj, apo se kush ka shtënë me armë. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se rasti është iniciuar si vepër penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka bërë të ditur se ka dyshime që arma e zjarrit është e prindit të të dyshuarit.

aussi Le parquet demande la prison à vie pour Murseli, Plavë et Kokalë JOURNAL DU SOIR Le parquet demande la prison à vie pour Murseli, Plavë et Kokalë

“Me të pësuar rasti, njësitet policore dhe emergjenca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Lëndimet kanë qenë shumë të rënda dhe menjëherë janë transportuar për në QKUK në Prishtinë. Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit”, ka bërë të ditur Zogaj. 

Familja e së ndjerës ka hapur dyert për ngushëllime, ndërsa kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet më 24 gusht, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Foniqi, në fshatin Llazicë të Malishevës. Njëri nga të afërmit thotë se ajo është viktimë e vrasjes dhe ka bërë thirrje për drejtësi.

“E ndjera është vajza e axhës, për të cilën sot, pas orës 2:00 të mesnatës, e kemi marrë lajmin për rastin tragjik. Nëse flasim për informacionet e mëngjesit, ne si familje e besojmë shumë se bija jonë është privuar prej jetës, ka ndodhur përmes aktit vrasës dhe me këtë qëndrojmë, ndërsa konstatimet tjera i presim prej Institutit të Mjekësisë Ligjore. Jemi në dhimbjen tonë, është privuar prej jetës e bija jonë dhe prej këtu bëjmë thirrje për arritjen e drejtësisë së plotë”, ka deklaruar familjari i viktimës. 

Nga Drejtoria e Klinikës Emergjente në Prishtinë kanë konfirmuar se viktima ishte 34 javësh shtatzënë, ndërsa kanë thënë se edhe bashkëshorti i viktimës është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka bërë të ditur se ekipet mjekësore kanë ndërmarrë të gjitha masat reanimatore, por plagët e gruas kanë qenë fatale. 

La famille de la victime a annoncé que ses funérailles auront lieu aujourd'hui, le 24 août, à 18h00, au cimetière du quartier de Foniqi, dans le village de Llazicë, à Malisheva.

aussi Ramadani : De l'obscurité énergétique à l'obscurité politique JOURNAL DU SOIR Ramadani : De l'obscurité énergétique à l'obscurité politique

Vrasja e gruas shtatzënë ka nxitur reagime të shumta. 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar rastin si tronditëse. Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre. 

“As familja dhe as martesa nuk mund të përdoren për ta fshehur apo arsyetuar dhunën. Kur një gruaje i rrezikohet jeta, kjo nuk është më çështje private. Është një çështje që na përket të gjithëve dhe përballë së cilës institucionet duhet të veprojnë pa vonesë”, ka shkruar Haxhiu.  

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ndaj vrasjes duke theksuar se çdo humbje e jetës së një gruaje në rrethana të dhunshme është alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë.

aussi Le gouvernement lance un projet de 37 millions de dollars qui concerne 773 familles réparties dans 21 municipalités. JOURNAL DU SOIR Le gouvernement lance un projet de 37 millions de dollars qui concerne 773 familles réparties dans 21 municipalités.

"Kërkojmë nga institucionet që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, garantimin e drejtësisë dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Çdo neglizhencë institucionale mund të ketë pasoja fatale", thuhet në një reagimin e Rrjetit të Grave. 

Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra.