Soutenez TIME. Préservez la vérité.
JOURNAL DU SOIR

Les trois accusés plaident non coupables d'avoir érigé des barricades dans le nord

barricades

Në seancën e shqyrtimit fillestar janë deklaruar të pafajshëm: Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq dhe Sërgjan Vuçiniq, të akuzuar për vendosjen e barrikadave në veri, në vitin 2022. E ndaj një të akuzuari tjetër është vendosur të veçohet procedura penale. Sipas prokurorisë, ata kishin bërë përgatitje të hapnin zjarr ndaj përfaqësuesve të institucioneve që do të synonin largimin e barrikadave

Janë deklaruar të pafajshëm Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq dhe Sërgjan Vuçiniq, të cilët akuzohen se në vitin 2022 vendosën barrikada në veriun e banuar kryesisht me serbë.

Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, si kamionë të mbushur me zhavorre, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Por, pretendimet e Prokurorisë i mohuan tre të akuzuarit, të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar.

“Në këtë fazë të procedurës, nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë Maksimoviq.

Ndërkaq, Joloviq është deklaruar: “Nuk e pranoj fajësinë”.

Në linjë me ta është shprehur edhe Vuçiniq.

“Nuk jam fajtor për asnjë vepër dhe nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë ai.

Deklarimin rreth fajësisë ata e bënë pasi prokurori special, Admir Shala, ua lexoi aktakuzën.

“Kanë vendosur barrikadat duke bllokuar rrugën kryesore me mjete të rënda, kamionë të mbushur me zhavorre, ekskavatorë. Në afërsi të barrikadave janë hapur edhe pozicione të improvizuara luftarake. Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm të sulmojnë me mjetet që kishin në dispozicion”, ka thënë prokurori Shala.

E paraprakisht në seancë, gjyqtari Rrahman Beqiri njoftoi për mungesën e të pandehurit Nenad Orlloviq.

Për të, Prokuroria, por edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë, kërkuan veçimin e procedurës penale, gjë që e aprovoi Gjykata.

“Janë bërë të gjitha përpjekjet për sigurimin e tij në këtë procedurë penale, mirëpo rezulton se i njëjti gjendet në Serbi. Andaj, Gjykata merr aktvendim: Veçohet procedura ndaj të pandehurit Nenad Orlloviq për shkak të dy veprave penale, si në aktakuzë”, ka thënë gjyqtari Beqiri.

Për vendosjen e barrikadave në veri, akuzohen edhe Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac, mirëpo ata kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranim të fajësisë.

Radosavljevic a été condamné à 9 mois de prison, tandis que Dobrac a été condamné à 1 an de prison.

Sipas aktakuzës, qëllimi i të pandehurve ishte pengimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit dhe kryerjen e detyrave zyrtare në komunat veriore.