Deputetët nga PDK-ja dhe Aleanca kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve të reja të vendit. Nga foltorja e Kuvendit, përfaqësuesit e dy partive kanë kërkuar sërish që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, duke e konsideruar këtë si të domosdoshme për zhbllokimin e ngërçit politik
Egzona Mema
Për dallim nga e diela, këtë të martë dyert e sallës së Kuvendit u hapën nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilëve iu bashkuan edhe dy deputetë të Aleancës në kohën kur, sipas tyre, do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive në çdo 48 orë.
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, deklaroi se deputetët zgjodhën për të punuar dhe se asnjë fitore zgjedhore nuk i jep të drejtën asnjë partie të vendosë mbi Kushtetutën e Kosovës.
Ajo theksoi se vendi po përballet me një krizë shtetërore, për të cilën e fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.
“Rreziku që po i kanoset Kosovës sonë dhe demokracisë që me aq shumë mund e sakrificë e kemi krijuar është shumë i madh. Demokracia nuk zhbëhet domosdoshmërisht brenda një nate. Ajo fillon të dobësohet kur një lider nuk i pranon më kufijtë që ia vendos Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kur Kuvendi mbahet jofunksional dhe s’ka mbikëqyrje, kur pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë dhe institucionet që duhet ta kontrollojnë atë dobësohen”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
aussi
Le PDK et l'AAK affirment que l'ordre démocratique a été envahi.
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri theksoi se ngërçi institucional duhet të marrë fund derisa e kritikoi qasjen e Kurtit ndaj këtij procesi.
Tahiri përsërit edhe kushtin e kësaj partie ndaj kreut të VV-së, për ta votuar presidentin.
“Ndaj zotit Kurti, përveç votave të veta, partnerëve të vet, i ka edhe votat e Aleancës për ta zgjedhur presidentin. Por nuk po do ta zgjedhë presidentin për shkak se ai do logjikën e tij që ne lodhemi, por nuk e kemi ndërmend të lodhemi, se kemi besim, logjikën e tij se ne gjunjëzohemi, por nuk e kemi plan të gjunjëzohemi dhe logjikën e tij që ai, duke marrë kohë, na vendos përpara një akti të presionit për zgjedhje më 27 dhjetor, kur ai po mendon që do të fitojë. 27 dhjetori do të jetë humbja e tij më e madhe në këtë që ka pasur”, është shprehur Tahiri.
Me të përfunduar fjalimet përfundoi edhe aksioni i partive politike brenda sallës plenare.
Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të këtyre dy partive për kryesuesin e seancës për vazhdimin e saj, në LVV kanë thënë se pa marrëveshje nuk do ta thërrasin atë.
aussi
Les partis apprennent les chiffres figurant sur le bulletin de vote, chacun les présentant comme le chiffre de la victoire
E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kur është pyetur se kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive, u përgjigj shkurt se nuk është ai që e thërret seancën, por kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari.
Bien qu'une session se soit tenue les 6 et 8 août, l'Assemblée n'a pas encore finalisé sa constitution suite aux élections du 7 juin. L'élection du président et des vice-présidents de l'Assemblée demeure à l'ordre du jour.