Soutenez TIME. Préservez la vérité.
JOURNAL DU SOIR

Le PDK et l'Alliance critiquent Kurti et le LVV pour ne pas avoir constitué l'Assemblée.

PDK et l'Alliance

Photo de : Driton Pacharada

Deputetë të Partisë Demokratike dhe të Aleancës kanë kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Vetëvendosjen për moskonstituimin e Kuvendit. Ata u paraqitën në sallën e Kuvendit, meqë një ditë më parë i bënë thirrje kryesuesit që ta vazhdojë seancën konstituive

Thirrja për seancë nuk iu mor parasysh nga kryesuesi Avni Dehari, andaj deputetë të PDK-së e Aleancës, në orën 11:00, ia mësynë vetë sallës së Kuvendit.

Prej aty, deputetë të këtyre dy partive kritikuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Vetëvendosjen për moskonstituimin e Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se vendi tashmë nuk po përballet vetëm me krizë politike, por edhe me krizë kushtetuese dhe institucionale.

“Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK-ja, jo nga opozita, por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës... Institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt me shkelje kushtetuese, me shkelje të Rregullores së Kuvendit, ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë politike. Kjo nuk është normale dhe nuk do lejojmë të bëhet normale”, ka thënë Hamza.

PDK-ja zyrtarisht i ka kërkuar një ditë më parë kryesuesit Dehari që të premten ta vazhdojë seancën konstituive, të ndërprerë me kërkesë të Kurtit, sipas të cilit, fillimisht duhet marrëveshje për presidentin e pastaj të vazhdojë seanca.

aussi La société civile a critiqué le PDK pour ne pas avoir maintenu sa position JOURNAL DU SOIR La société civile a critiqué le PDK pour ne pas avoir maintenu sa position

“Edhe sot i ftojmë: hajdeni, konstituoni Kuvendin. Mbi çdo parti është Republika e Kosovës, mbi çdo pushtet është Kushtetuta. Partitë vijnë dhe shkojnë, qeveritë e kryeministrit po ashtu, por Republika e Kosovës duhet të mbetet. Kjo republikë mbetet atëherë kur Kushtetuta respektohet”, është shprehur kryetari i PDK-së.

E deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se shtyrja e formimit të institucioneve po çon në vakum shtetëror.

Ai ka theksuar se ky vakum e rrezikon edhe sigurinë kombëtare.

“Kosova dhe ky Kuvend do duhej të jetë funksional për t’i trajtuar temat veç e veç, edhe kërcënimin me rrjedhën e Ibrit, sepse nuk ka kush e trajton, edhe për çmimet e larta. Këta krejt çka po bëjnë është me ik prej këtij Kuvendi, themelimit të institucioneve. Kjo situatë jo vetëm që nuk është normale, por është duke u futur në vakum institucional shtetëror. Nuk do ta lejojmë, e kemi obligim të mos e lejojmë vakumin”, ka deklaruar Ramadani.

aussi Le PDK critique Kurti pour avoir rompu ses relations avec les États-Unis JOURNAL DU SOIR Le PDK critique Kurti pour avoir rompu ses relations avec les États-Unis

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, një ditë më parë, bashkërisht bënë ftesë për vazhdim të seancës konstituive. Apelin e drejtuan edhe ndaj ligjvënësve të partive tjera.

Seanca konstituive e Kuvendit ka mbetur në pikat e zgjedhjes së kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.