Edhe të martën deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë bllokuar derën në objektin e Qeverisë, në protestën tashmë të përditshme. Nga aty, ligjvënës të këtyre partive, bashkë me përfaqësues politikë lokalë, kërkuan që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kabineti i tij, t’i lirojnë zyrat dhe ta konstituojnë Kuvendin.
Me kërkesë për lirim të objektit të qeverisë dhe kthimit në Kuvend, deputetë të Partisë Demokratike dhe të Aleancës janë mbledhur edhe të martën në hyrjen e ndërtesës së qeverisë, ende pa filluar orari i punës.
Në protestën tashmë të përditshme, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaroi se mungesa e institucioneve po e dëmton vendin.
Por sipas saj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti për këtë çështje nuk po e çanë kokën.
“Ka vetëm një njeri që sot nuk lodhet për stagnimin në të gjitha drejtimet që e ka Republika e Kosovës. Prandaj nga këtu i themi deputetit Kurti që të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja sepse Kosova është projekt shekullor i shumë brezave dhe nuk mund ta shkatërroj askush, as deputeti Kurti”, tha Deliu.
Kurti ushtron pozitën e kryeministrit, megjithatë në seancën e thirrur për konstituimin e Kuvendit, ai dhe një pjesë e kabinetit qeveritar kanë dhënë betimin si deputetë.
Sipas ligjvënësve të ish-opozitës, kjo përbën shkelje të kushtetutës.
E deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri tha se bllokimi po ndodhë me qëllim kapjen e shtetit.
Ai e quajti Kurtin shkelës recidivist të kushtetutës dhe u ankua se 119 deputetëve ua ka marrë mandatin.
“Ai një njeri i vetëm nuk lejon që të ushtrojmë detyrën tonë si të zgjedhur të popullit, të votuar nga sovrani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit me të vetmin qëllim që ta gjejë diku një derë në mënyrë që edhe pozitën e presidentit ta kapë për partinë e vet dhe ta kthejë logjikën e partisë që udhëheqë, parti-shtet”, tha Tahiri.
aussi
Le PDK et l'Alliance mettent en garde contre des manifestations massives.
Në protestën e së martës morën pjesë edhe përfaqësues politikë lokal nga komuna e Prishtinës që i përkasin këtyre dy partive.
Ata u ankuan se kriza në institucione qendrore po shkakton probleme edhe në ato lokale.
Kosova nuk ka Kuvend funksional dhe afati kushtetues për konstituimin e këtij institucioni ka kaluar qe 18 ditë. Për shkak se varen nga ligjvënësit, edhe Qeveria dhe Presidentin nuk kanë mandat të plotë.
-
Le PDK et l'AAK affirment que l'ordre démocratique a été envahi.
-
D'anciens députés de l'opposition s'inquiètent des difficultés rencontrées pour obtenir des livres
-
Kurti : 23 dépouilles mortelles à Zubin-Potok correspondent au « groupe d'intellectuels ».
-
Un homme de 49 ans décède sur son lieu de travail après une chute du cinquième étage d'un immeuble à Veternik.