Ministria e Bujqësisë ka prezantuar raportin mbi kontrollet dhe analizat e produkteve të qumështit të kompanisë “Abrazen-Vita”, në disa lloje të të cilave është gjetur vaj palme. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka kërkuar masa ndaj të gjitha produkteve ku janë konstatuar shkelje dhe ka paralajmëruar se për to do t’i drejtohet Prokurorisë. Ka thënë se nuk do të ketë kompromis as ndaj zyrtarëve e as ndaj qumështoreve.
Ilirjana Thaqi
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka ekspozuar disa lloje të qumështit të kompanisë “Abrazen-Vita”, në të cilat sipas tij, është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur.
Gjatë prezantimit të raportit mbi kontrollet dhe analizat e produkteve të qumështit, ai ka konfirmuar se në produktet e prezantuara nuk ka qenë qumështi “Vita”, e cila është njësi e veçantë e kësaj kompanie.
Ndërsa te këto produkte: My Cow, Qumësht UHT, Land, Qumësht Holla dhe Garden Milk 1L. Te ky i fundit, AUV-ja ka konstatuar edhe qumësht pluhur të padeklaruar.
Muja ka deklaruar se “Vita” ka importuar më së shumti sasi të vajit të palmës dhe të qumështit pluhur
aussi
Muja affirme que la désinfestation contre les tiques vise à créer des conditions favorables aux agriculteurs.
“Importuesit më të mëdhenj të qumështit pluhur janë disa subjekte, në veçanti subjekti Abrazen, Qumështorja Vita. Kjo është e pakontestueshme. Të dhënat e Doganës janë të qarta. Janë marrë që nga viti 2019, eksplodimi ka nisur në vitin 2022 dhe ky qumësht pluhur diku është duke shkuar”, tha Muja.
Vetëm gjatë periudhës 2019-2026, Vita ka importuar rreth 3.4 milionë kilogramë qumësht pluhur, që përbëjnë rreth 45 për qind të sasisë së përgjithshme të importuar në këtë kategori.
Muja ka thënë se ajo prin edhe në importin e vajit të palmës.
“Është konstatuar përtej dyshimit se subjekti Abrazen dhe subjekte të tjera, qumështorja Vita, kanë importuar sasi të mëdha të vajit të palmës, për ta arritur kulmin në vitin 2025, ku është afërsisht 1 milion kilogramë”, tha Muja.
Ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Prokurorisë për këtë çështje dhe se ka disa emra që sipas tij, “kanë mbyllur njërin sy” gjatë kësaj faze.
Ka shtuar se nuk do të ketë kompromis as ndaj zyrtarëve e as ndaj qumështoreve.
“Më lejoni t’ju informoj që Prokurorisë do t’ia dërgoj edhe disa emra me interes nga AUV-ja dhe jemi në dispozicion që ta ndihmojmë një herë e mirë veç me një motiv të vetëm: A ka mundësi që ne në Republikën e Kosovës ta dimë çka është qumësht çka s’është, sepse është produkt që e karakterizon konsumin tonë ditor. A bën edhe me ditë se përtej dyshimit të bazuar se kush e ka urdhëruar e kush e ka mbyllur njërin sy gjatë kësaj faze.”
aussi
Les manifestations des agriculteurs « interdisent » le lait en poudre et l'huile de palme
E qumështorja “Vita” ka akuzuar ministrin Muja, duke thënë se në konferencë për media ai u përpoq që me “deklarata politike e interpretime të përgjithshme ta njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës”.
Qumështorja “Vita” ka thënë se vetë ministri Muja ka konfirmuar në konferencë se në analizat e mostrave të qumështit “Vita” nuk është gjetur vaj palme.