---
description: Mungesa prej dy vjetësh e Kontratës Kolektive ka dëmtuar dhe degraduar profesionistët shëndetësorë, kanë deklaruar të enjten përfaqësues të Federatës së Sindika
title: Mantelbardhët kërkojnë Kontratë të re Kolektive
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/03/13facc22-4afd-41e7-8c16-37157cca4710.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Mantelbardhët kërkojnë Kontratë të re Kolektive

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 3 tetor 2024 19:23
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 3 tetor 2024 19:23
- Shpërndaje në:

## Përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë për mungesë të Kontratës Kolektive. Sipas tyre, shkëputja e saj ka dëmtuar profesionistët shëndetësorë. Ata akuzuan përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë edhe për mungesë të dialogut social

Mungesa prej dy vjetësh e Kontratës Kolektive ka dëmtuar dhe degraduar profesionistët shëndetësorë, kanë deklaruar të enjten përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e kësaj federate, Tevide Imeri, akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë edhe për mungesë të dialogut social.

“Jemi të përjashtuar në çdo instancë, në çdo instancë. Duke filluar me Kontratën Kolektive, të cilën e kanë shkëputur njëanshëm, me premtimin në takim se do të startojmë menjëherë me kontratën e re. Ne nuk jemi pajtuar që të shkëputet, sepse ajo kontrata ka pasur pasuesin dhe duhet të vazhdojë kjo kontratë deri sa të nxirret e reja. Obligim ligjor e kanë me i nxjerrë çdo tre vjet kontratat. Arsyetimi ka qenë se po i ndërpresin të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bien ndesh me ligjin e pagave”, ka thënë Imeri.

E nënkryetari i Federatës, Blerim Delia, tha se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë treguar vullnet për nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive. 

“E kemi përgatitur draftin, e kemi finalizuar kontratën selektive sektoriale për të cilën po flasim. Kur ka ardhur puna për ta nënshkruar ministri, bashkë me kryetarë, ministri nuk e ka vullnetin... Ne e kemi dërguar në gjykatë, por gjykata po heziton qe dy vjet për një vendim”, ka thënë Delia.

[Edhe ![Punonjësit shëndetësorë protestojnë sërish për mungesën e Kontratës Kolektive](https://resources.koha.net/images/2024/December/05/796b2629-6518-4edc-9efa-d9204d516ce1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 5 dhj 2024 Punonjësit shëndetësorë protestojnë sërish për mungesën e Kontratës Kolektive](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/punonjesit-shendetesore-protestojne-serish-per-mungesen-e-kontrates-kolektive)

Kontrata Kolektive e shkëputur dy vjet më parë përmbante disa benefite për punonjësit në sektorin e shëndetësisë. Ajo rregullonte themelimin e marrëdhënies së punës, përmbajtjen e kontratës së punës, orarin, pushimet, stazhin e punës e rrezikshmërinë në vendin e punës.

Pa Kontratë Kolektive janë edhe mësimdhënësit. Një ditë më parë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit një draft të Kontratës Kolektive duke kërkuar që ajo të nënshkruhet brenda muajit.

[#kontrata kolektive](https://www.koha.net/tag/kontrata-kolektive) [#ministria e shendetesise](https://www.koha.net/tag/ministria-e-shendetesise) [#sindikata](https://www.koha.net/tag/sindikata) [#Tevide Imeri](https://www.koha.net/tag/tevide-imeri)

Artikuj të ngjashëm

- [![Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page](https://resources.koha.net/images/2024/December/05/5223b6a9-1d5c-47c1-9ab1-55864f242e02.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 dhj 2024 Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page](https://www.koha.net/arberi/punetoret-shendetesore-me-proteste-kerkojne-rritje-page)
- [![Imeri e akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për gënjeshtra e mashtrim për kontratat kolektive](https://resources.koha.net/images/2024/October/03/0ca065a6-9d1f-4b64-9d66-9008fe582bc8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 tet 2024 Imeri e akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për gënjeshtra e mashtrim për kontratat kolektive](https://www.koha.net/arberi/imeri-e-akuzon-ministrine-e-shendetesise-per-genjeshtra-e-mashtrim-per-kontratat-kolektive)
- [![Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nëse nuk u realizohen kërkesat](https://resources.koha.net/images/2024/December/05/5223b6a9-1d5c-47c1-9ab1-55864f242e02.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 dhj 2024 Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nëse nuk u realizohen kërkesat](https://www.koha.net/arberi/punetoret-shendetesore-paralajmerojne-greve-nese-nuk-u-realizohen-kerkesat)
- [![Makolli e akuzon Qeverinë për arrogancë dhe injorim total të punëtorëve shëndetësorë](https://resources.koha.net/images/2024/November/14/59053629-db33-4fec-b05e-c6fa121d87fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 nën 2024 Makolli e akuzon Qeverinë për arrogancë dhe injorim total të punëtorëve shëndetësorë](https://www.koha.net/arberi/makolli-e-akuzon-qeverine-per-arrogance-dhe-injorim-total-te-punetoreve-shendetesore)

[Botë.]() [Jep dorëheqje ministri spanjoll, gjashtë ditë pas aksidentit fatal hekurudhor](https://www.koha.net/bote/jep-doreheqje-ministri-spanjoll-gjashte-dite-pas-aksidentit-fatal-hekurudhor)

[Arbëri.]() [Koci: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë historike, referendum për Trumpin](https://www.koha.net/arberi/koci-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-jane-historike-referendum-per-trumpin)

[Botë.]() [Ekonomia shqetësimi kryesor i votuesve në SHBA, sugjeron sondazhi](https://www.koha.net/bote/ekonomia-shqetesimi-kryesor-i-votuesve-ne-shba-sugjeron-sondazhi)

[Futboll.]() [Manchester Unitedi i ka dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjeve pa fitore](https://www.koha.net/futboll/manchester-unitedi-i-ka-dhene-fund-serise-prej-nente-ndeshjeve-pa-fitore)

[Futboll.]() [Barcelona bindëse ndaj Aston Villas](https://www.koha.net/futboll/barcelona-bindese-ndaj-aston-villas)

[Futboll.]() [Parisi i pamëshirshëm, gjashtë gola në portën e Villarrealit](https://www.koha.net/futboll/parisi-i-pameshirshem-gjashte-gola-ne-porten-e-villarrealit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mantelbardhët kërkojnë Kontratë të re Kolektive","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/mantelbardhet-kerkojne-kontrate-te-re-kolektive","datePublished":"2024-10-03T19:23:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:05+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":356,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mungesa prej dy vjetësh e Kontratës Kolektive ka dëmtuar dhe degraduar profesionistët shëndetësorë, kanë deklaruar të enjten përfaqësues të Federatës së Sindika","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/mantelbardhet-kerkojne-kontrate-te-re-kolektive","keywords":"kontrata kolektive, ministria e shendetesise, sindikata, Tevide Imeri","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/03/13facc22-4afd-41e7-8c16-37157cca4710.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
