---
description: Në një fazë të re kanë hyrë veprimet në drejtim të hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Të enjten, u kryen testime për qëndrueshmërinë e
title: Kryhen testime në Urën e Ibrit me kamionë të ngarkuar rëndë, rezultatet brenda disa ditësh
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/08/60f63715-c171-40be-8f7e-8f3fb3a7af9c.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Kryhen testime në Urën e Ibrit me kamionë të ngarkuar rëndë, rezultatet brenda disa ditësh

- Nga: [Valbona Bytyqi](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles) [![Valbona Bytyqi](https://resources.koha.net/authors/2024/December/31/0115f559-5465-414d-95fd-33e5d05b99d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles)
- 8 gusht 2024 19:07
- Shpërndaje në:

- Nga: [Valbona Bytyqi](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles) [![Valbona Bytyqi](https://resources.koha.net/authors/2024/December/31/0115f559-5465-414d-95fd-33e5d05b99d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles)
- 8 gusht 2024 19:07
- Shpërndaje në:

## Mbi urën e lumit Ibër, të enjten u vendosën katër kamionë të mëdhenj. Lëvizja e tyre mbi urën e mbyllur për qarkullim të automjeteve është përdorur për të testuar qëndrueshmërinë e saj. Testimet e bëra nga autoritetet qendrore, u tha se janë finale para hapjes së urës

Në një fazë të re kanë hyrë veprimet në drejtim të hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. 

Të enjten, u kryen testime për qëndrueshmërinë e saj, duke vendosur mbi të kamionë të ngarkuar rëndë. 

Derisa pajisjet kryenin matjet me instruksionet e personave përgjegjës, kamionët nisën të lëvizin ngadalë mbi urë: prej jugut drejt veriut. 

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se këto testime janë përfundimtare. 

"Këto janë testimet e fundit.... në bazë të asaj që unë di dhe përvojës si inxhinier kjo është ura më stabile... nëse raporti thotë që nuk është stabile do të vazhdojmë me veprimet e tjera", tha Durmishi. 

[Edhe ![Durmishi: Ura e Ibrit e gatshme për qarkullim në shtator](https://resources.koha.net/images/2025/August/03/27e19a40-15c7-43ac-955a-6ea3eada0906.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 gus 2025 Durmishi: Ura e Ibrit e gatshme për qarkullim në shtator](https://www.koha.net/arberi/durmishi-ura-e-ibrit-e-gatshme-per-qarkullim-te-automjeteve-e-kembesoreve-ne-shtator)

Durmishi u shpreh se rezultatet e stabilitetit të urës do të bëhen të ditura brenda pak ditësh, por nuk tregoi se kur pritet të bëhet hapja e saj nëse gjithçka është në rregull. 

"Se kur do të hapet ura nuk e di por e di që ura do të hapet se nuk ka arsye që të jetë e mbyllur", tha Durmishi. 

Derisa mbi urë zhvilloheshin testimet, poshtë saj vazhdoi puna për pastrimin e hapësirave si dhe lyerja e mureve me ngjyrë. 

Punimet, nga afër, u përcollën edhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq si dhe këshilltarja e ministrit Xhelal Sveçla, Jeta Tela. 

[Edhe ![KFOR: BE-ja e kontraktoi një kompani për testimin e Urës së Ibrit](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/f7e2f5c6-5cc5-434a-a9dc-eb9ef332b9c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 qer 2025 KFOR: BE-ja e kontraktoi një kompani për testimin e Urës së Ibrit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kfor-be-ja-e-kontraktoi-nje-kompani-per-testimin-e-ures-se-ibrit)

Testimet për stabilitet e rivitalizimi vizual i urës, janë në mesin e veprimeve që autoritetet qendrore kanë paralajmëruar se do t'i ndërmarrin para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Bashkësia ndërkombëtare është shprehur kundër hapjes së urës, pa marrëveshje në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

[#ura e ibrit](https://www.koha.net/tag/ura-e-ibrit) [#testime](https://www.koha.net/tag/testime) [#Hysen Durmishi](https://www.koha.net/tag/hysen-durmishi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Qeveria s’është e informuar për testimet në Urën e Ibrit, qytetarët kërkojnë hapjen e saj](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/6ddd3e46-d8f2-4dbd-b355-e6a60948b945.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 24 qer 2025 Qeveria s’është e informuar për testimet në Urën e Ibrit, qytetarët kërkojnë hapjen e saj](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/qeveria-seshte-e-informuar-per-testimet-ne-uren-e-ibrit-qytetaret-kerkojne-hapjen-e-saj)
- [![Kryhen testime tek Ura e Ibrit, shteti nuk e di se nga kush](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/e6e99bb9-316f-4693-b21a-a122d71a456f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 qer 2025 Kryhen testime tek Ura e Ibrit, shteti nuk e di se nga kush](https://www.koha.net/arberi/kryhen-testime-te-ura-e-ibrit-shteti-nuk-e-di-se-nga-kush)
- [![Raporti preliminar i testimeve thotë se ura mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale](https://resources.koha.net/images/2024/August/13/61a56139-fa8c-4fac-8441-f2b66339b8c1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 gus 2024 Raporti preliminar i testimeve thotë se ura mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale](https://www.koha.net/arberi/raporti-preliminar-i-testimeve-thote-se-ura-mbi-lumin-iber-eshte-stabile-dhe-funksionale)

[Showbiz.]() [Aktorët zbulojnë emocionet dhe mesazhet e filmit të ri “The Hunger Games”](https://www.koha.net/showbiz/aktoret-zbulojne-emocionet-dhe-mesazhet-e-filmit-te-ri-the-hunger-games)

[Lifestyle.]() [Çfarë të hani kur merrni vaksinën kundër gripit?](https://www.koha.net/lifestyle/cfare-te-hani-kur-merrni-vaksinen-kunder-gripit)

[Futboll.]() [Espi sërish vendimtar në fund për Realin](https://www.koha.net/futboll/espiserish-vendimtar-ne-fund-per-realin)

[Futboll.]() [Rrudhani e Nivokazi shënojnë gola për Sionin](https://www.koha.net/futboll/rrudhani-e-nivokazi-shenojne-gola-per-sionin)

[Futboll.]() [Napoli mposht Torinon me gol të McTominayt](https://www.koha.net/futboll/napoli-mposht-torinon-me-gol-te-mctominayt)

[Botë.]() [Protestuesit në Francë kundërshtojnë rritjen e çmimeve](https://www.koha.net/bote/protestuesit-ne-france-kundershtojne-rritjen-e-cmimeve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryhen testime në Urën e Ibrit me kamionë të ngarkuar rëndë, rezultatet brenda disa ditësh","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kryhen-testime-ne-uren-e-ibrit-me-kamione-te-ngarkuar-rende-rezultatet-brenda-disa-ditesh","datePublished":"2024-08-08T19:07:47+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:50:05+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":308,"author":[{"@type":"Person","name":"Valbona Bytyqi","url":"https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në një fazë të re kanë hyrë veprimet në drejtim të hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Të enjten, u kryen testime për qëndrueshmërinë e","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kryhen-testime-ne-uren-e-ibrit-me-kamione-te-ngarkuar-rende-rezultatet-brenda-disa-ditesh","keywords":"ura e ibrit, testime, Hysen Durmishi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/08/60f63715-c171-40be-8f7e-8f3fb3a7af9c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
