---
description: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka alarmuar për nivelet e larta të ndotjes së ajrit, veçmas në Prishtinë.Sipas këtij instituti, cilësia e ajr
title: IKSHPK-ja rekomandon popullatën e cenueshme të mos ekspozohet në ajrin e ndotur
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/19/96aa8b8a-8821-4667-9a19-5e462f0a9d00.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# IKSHPK-ja rekomandon popullatën e cenueshme të mos ekspozohet në ajrin e ndotur

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 23 janar 2025 20:40
- Shpërndaje në:

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 23 janar 2025 20:40
- Shpërndaje në:

## Grupet e popullatës së rrezikuar, si ato me sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, pacientët astmatikë dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël e gratë shtatzëna, janë rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mos ekspozohen në ajrin e ndotur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka alarmuar për nivelet e larta të ndotjes së ajrit, veçmas në Prishtinë.

Sipas këtij instituti, cilësia e ajrit ka degraduar për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje, e edhe shkaku i transportit e industrisë.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se personat më të cenueshëm nga ajri i ndotur janë grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

“Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve t’i reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje të qëndrohet në shtëpi dhe të mos hapen dritaret për ajrosjen e dhomave, të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet në hapësira të mbyllura.

Një rekomandim të veçantë e ka dhënë për grupet më të cenueshme.

“Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, të zemrës, pacientët astmatikë dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si në male dhe vendpushime të shëndetshme”, thuhet në njoftim.

[Edhe ![Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK-ja del me rekomandime](https://resources.koha.net/images/2021/November/05/auto_auto_Ndotja-Ajrit-Prishtine-29-01-2017-ab_2151723108615454626761636104755.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 jan 2025 Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK-ja del me rekomandime](https://www.koha.net/arberi/ajri-i-ndotur-ne-kosov-ikshpk-ja-del-me-rekomandime)

E, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës – përgjegjës për monitorim të cilësisë së ajrit – më 2024 janë regjistruar 32 ditë me ndotje të ajrit mbi standardin e përcaktuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit – pra 32 ditë kur grimcat e ajrit PM 10 kanë qenë mbi nivelet e lejuara, në krahasim me 120 ditë më 2010.

Grimcat PM 2.5 dhe 10 janë shumë të imëta, dhe për shkak të peshës së vogël qëndrojnë lehtë në ajër, prandaj depozitohen lehtë në organizmin e njeriut përmes ajrit të thithur.

Blloqet në termocentralin ekzistues të Kosovës A, kompanitë e mëdha sikurse Feronikeli, mbetjet e gjigantit metalurgjik Trepça, sektori i mbeturinave, sektori i transportit, ekonomitë familjare, mungesa e gjelbërimit dhe sektori i ndërtimtarisë në zonat urbane, konsiderohen shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes.

[#ajri i ndotur](https://www.koha.net/tag/ajri-i-ndotur) [#Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës](https://www.koha.net/tag/instituti-kombetar-i-shendetesise-publike-te-kosoves) [#IKSHPK](https://www.koha.net/tag/ikshpk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente](https://resources.koha.net/images/2025/January/23/8a7d3341-18a7-4fec-80df-158a9efcf19c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 pri 2026 Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente](https://www.koha.net/arberi/ndotje-enorme-nga-obiliqi-ikshpk-alarmon-per-rreziqe-shendetesore-nese-smirren-masa-urgjente)
- [![IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur](https://resources.koha.net/images/2024/January/11/Smogu-Ndotja-e-Ajrit-Paralajmrimi-i-Ndotjes-se-Ajrit-Monitoret-e-Vendosur-MMPH-Prishtine-27-10-2019-dp-71705002490.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 mar 2026 IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-alarmon-per-cilesine-e-ajrit-prishtina-qyteti-me-i-ndotur)
- [![Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit](https://resources.koha.net/images/2025/December/13/a19d5979-3d2f-497e-871b-defa55b212d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 dhj 2025 Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit](https://www.koha.net/arberi/rritet-ndotja-e-ajrit-gjate-dhjetorit)
- [![IKSHPK: Nga ajri i ndotur vdesin 1.150 kosovarë në vit](https://resources.koha.net/images/2024/January/11/Smogu-Ndotja-e-Ajrit-Paralajmrimi-i-Ndotjes-se-Ajrit-Monitoret-e-Vendosur-MMPH-Prishtine-27-10-2019-dp-71705002490.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 shk 2025 IKSHPK: Nga ajri i ndotur vdesin 1.150 kosovarë në vit](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-nga-ajri-i-ndotur-vdesin-1150-kosovare-ne-vit)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"IKSHPK-ja rekomandon popullatën e cenueshme të mos ekspozohet në ajrin e ndotur","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ikshpk-ja-rekomandon-popullaten-e-cenueshme-te-mos-ekspozohet-ne-ajrin-e-ndotur","datePublished":"2025-01-23T20:40:48+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:04+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":440,"author":[{"@type":"Person","name":"Rrezon Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka alarmuar për nivelet e larta të ndotjes së ajrit, veçmas në Prishtinë.Sipas këtij instituti, cilësia e ajr","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ikshpk-ja-rekomandon-popullaten-e-cenueshme-te-mos-ekspozohet-ne-ajrin-e-ndotur","keywords":"ajri i ndotur, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, IKSHPK","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/19/96aa8b8a-8821-4667-9a19-5e462f0a9d00.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
