Në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit, i dëmtuari Arben Jetullahu, gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se është kërcënuar e shantazhuar edhe pasi i akuzuari është arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në seancën e së enjtes janë dhënë fjalët hyrëse, ku Prokuroria ka kërkuar dënim sipas ligjit, ndërsa vetë Sheholli është deklaruar sërish i pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh dhe shantazh
Arben Jetullahu dëshmoi të enjten në rastin kundër të akuzuarit për spiunazh në favor të Serbisë, Fatmir Sheholli, dhe gjatë dëshmisë së tij, ai tha se është kërcënuar e shantazhuar nga i pandehuri edhe pasi ishte arrestuar.
Dëshmitari Jetullahu u shpreh se i pandehuri Sheholli nga qendra e paraburgimit, përmes të tjerëve ia përcolli porosinë se nëse nuk e ndihmon financiarisht, do t’ia publikojë një video.
“Prej paraburgimi me ka dërguar porosi ‘nëse nuk na ndihmon financiarisht, mund të publikojmë video’ dhe pas kësaj, unë i kam thanë publiko çfarë të duash, se nuk i ndihmoj. Përveç herën e parë më ka kërkuar m’i ndihmu familjes, ja kam dërgu 500 euro sa ka qenë në paraburgim. Ka dërguar porosi shantazhuese dhe s’kam dashtë as t’i ndihmoj e as të dëgjoj për to. Porositë i ka dërguar përmes djalit të tij te një bashkëpunëtor i imi, Loriku”, ka thënë Jetullahu.
Sipas tij, i pandehuri Sheholli i ka kërkuar atij para edhe më herët për blerjen e një banese.
“Fillimisht më ka kërkuar shumën prej 60 mijë eurosh për blerjen e banesës për vajzën ose djalin, nuk më kujtohet. Huazim, derisa ta shiste një lokal që e ka pasur në Podujevë në ndërtim e sipër, e më pas më ka kërkuar disa herë deri sa t’i shitet lokali. Më ka thënë ‘ose e shes lokalin e t’i kthej, ose do ta jap lokalin në pronësi’. Po, me sa e di, ky objekt nuk ka përfunduar. Nuk m’i ka kthyer ende parat që ia kam dhënë”, ka thënë Jetullahu në gjykatë.
Sipas prokurorit, Sheholli dyshohet se gjatë periudhës nga viti 2022 deri në dhjetor 2025 ka kërkuar para nga i dëmtuari, duke e kërcënuar me publikimin e video-incizimeve dhe informacioneve që, sipas aktakuzës, do t’ia dëmtonin nderin, reputacionin dhe autoritetin.
“I pandehuri Fatmir Sheholli, gjatë vitit 2022, e në vazhdimësi deri në muajin dhjetor 2025, përfshirë edhe periudhën sa ndodhej nën masën e paraburgimit, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka shantazhuar tani të dëmtuarin Arben Jetullahu, pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13.000.00 euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit, përmes kërcënimit se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit, çka këto veprime të të pandehurit janë vërtetuar edhe përmes rezultateve mbi zbatimin e masave të veçanta hetimore, të urdhëruara nga gjykata kompetente, gjatë të cilave janë siguruar komunikime dhe porosi kërcënuese të të pandehurit drejtuar të dëmtuarit, edhe në periudhën gjatë së cilës i pandehuri ndodhej nën masën e paraburgimit”, ka thënë prokurori i rastit. “Si pasojë e këtyre kërcënimeve dhe nga frika e realizimit të tyre, i dëmtuari, përmes një punëtori të tij, ia ka dorëzuar familjarit të të pandehurit shumën prej 5 mijë eurosh”.
Paraprakisht në seancë u dhanë fjalët hyrëse. Prokurori special, Bekim Kodraliu, kërkoi që i pandehuri Sheholli të dënohet sipas ligjit për dy veprat për të cilat akuzohet, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Ai tha se nga provat që do të administrohen, do të vërtetohet se Sheholli është udhëzuar e koordinuar me zyrtarin e BIA-s serbe, Bojan Dimiq.
“I pandehuri, sipas udhëzimeve të Bojan Dimiqit, fillimisht i ka dërguar të dhënat e automjetit të tij dhe më pas ka udhëtuar në Mitrovicë të Veriut, i ka pranuar disa materiale për disa zyrtarë të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, dhe se për kryerjen e këtij operacioni, në të njëjtin material janë dhënë edhe 5.000 mijë euro si shpërblim nga ana e BIA-s për të pandehurin Sheholli. Do të vërtetohet nga provat konkrete”, ka thënë prokurori Kodraliu.
Fjalën hyrëse të prokurorit e mbështeti pala e dëmtuar. Por me aktakuzën e Prokurorisë, nuk u pajtua mbrojtja e Shehollit.
E vetë i pandehuri pretendoi se hetuesia e policisë ia ka shpërndarë atij disa fotografi në media.
“Jam i pafajshëm. Fotografi nga galeria e telefonit tim që nuk janë në Facebook kanë dalë në media dhe kanë bërë keqpërdorim absolut hetuesia e Policisë së Kosovës”, ka thënë Sheholli.
Selon l'acte d'accusation, Sheholli est également soupçonné d'avoir mis en œuvre un plan opérationnel préparé par Bojan Dimić, un responsable du BIA, qui, selon l'accusation, visait à nuire aux intérêts du Kosovo et à interférer dans le processus électoral du 12 octobre 2025.
Selon l'accusation, dans le cadre de ces activités, le prévenu est également soupçonné d'avoir mis en œuvre un plan opérationnel qui, selon l'acte d'accusation, visait à porter atteinte aux intérêts de la République du Kosovo et à interférer dans le processus électoral qui s'est tenu le 12 octobre 2025.
“Më datë 26.09.2025, rreth orës 14:00, i shoqëruar nga një anëtar i familjes së tij, dhe duke përdorur automjetin e markës ‘Audi’, ka udhëtuar për në Mitrovicën e Veriut, dhe në parkingun e Shkollës Teknike, në afërsi të kafiterisë ‘Sindikata’, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të destinuara për komprometimin e tyre, si dhe shumën prej 5.000.00 eurosh si shpërblimi për kryerjen e kësaj detyre, i cili pastaj në zbatim të udhëzimeve të marra nga zyrtari i BIA-së, materialet ia ka dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1 mijë eurosh, duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij ‘Pa Rrotlla’, dhe atë vetëm disa ditë para ditës së votimit për zgjedhjet lokale, çka përmes këtyre veprimeve konkrete të ndërmarra në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, i pandehuri Sheholli, ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës”, ka konstatuar Prokuroria. “Me këto veprime, i pandehuri Fatmir Sheholli, në vazhdimësi e ka kryer veprën penale ‘Spiunazhi’”.
Sheholli a été arrêté le 9 octobre de l'année dernière et est en détention depuis lors.