Brukseli zyrtar ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke e parë atë si mundësi për rikthimin e stabilitetit institucional. Në të njëjtën kohë, ka shprehur “shqetësim të thellë” për miratimin e Ligjit që kufizon juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Një zëdhënës i BE-së i tha KOHËS se ky ligj bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe duhet të respektohet pavarësia e plotë e Speciales
Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur të mërkurën zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Kosovës, por në të njëjtën kohë ka shprehur edhe “shqetësim të thellë” për miratimin e Ligjit për kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, të cilin e sheh të jetë “në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”.
En réponse, un porte-parole de l'UE a déclaré à KOHA que cette action contrevient aux obligations internationales du Kosovo envers l'UE.
La réponse précise en outre que le partenariat entre le Kosovo et l'UE implique non seulement des intérêts communs, mais aussi des responsabilités communes.
“Përderisa BE-ja është në dispozicion për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësim të thellë për miratimin e Ligjit nga Asambleja e Kosovës, duke amendamentuar dhe plotësuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara, që është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës drejt BE-së”, thuhet në përgjigje. “BE-ja ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015, që vepron brenda sistemit juridik të Kosovës dhe që është i përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”.
L’UE a par ailleurs appelé le Kosovo à respecter ses obligations internationales en garantissant l’indépendance des Chambres spécialisées du Kosovo.
« Nous appelons le Kosovo à respecter ses obligations internationales visant à garantir l’indépendance judiciaire des Chambres spécialisées du Kosovo, ainsi que son engagement à assurer la responsabilité et à rendre justice aux victimes et à leurs familles de toutes les communautés du Kosovo », indique la réponse.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke shprehur pritjen për rikthimin e stabilitetit institucional në vend.
Dans une réponse d'un porte-parole de l'UE, il est indiqué que cette nouvelle stabilité institutionnelle permettra au Kosovo de progresser sur la voie européenne et de tirer parti des opportunités offertes par l'Union européenne.
“Ne e mirëpresim zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe presim me padurim rivendosjen e stabilitetit institucional, duke i mundësuar Kosovës të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron BE-ja”, thuhet në përgjigje.
Le porte-parole de l'UE a souligné que le Kosovo a un travail important à accomplir, notamment des réformes liées au plan de croissance et de réforme, à la mise en œuvre de l'accord de stabilisation et d'association, ainsi qu'à des progrès en matière de coopération régionale et d'intégration progressive au marché unique de l'UE.
Të martën, pak para se të përfundonte afati për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë marrë vesh për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në Kosovë ka pasur protesta të dhunshme të martën, pasi kërkohej votimi në lexim të dytë i këtij projektligji.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi për krime lufte me nga 25 vjet burgim ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, 18 vjet Kadri Veselin dhe 13 vjet Rexhep Selimin. Që prej atëherë në Kosovë ka pasur protesta në vazhdimësi, por edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.
Për datën 10 tetor është paralajmëruar protestë edhe në Bruksel.