Soutenez TIME. Préservez la vérité.
JOURNAL DU SOIR

Le verdict du Tribunal spécial unit les députés

le parlement du Kosovo

Photo de : Driton Pacharada

Seanca e parë e Kuvendit, të konstituuar me më shumë se një muaj vonesë, nisi një orë e gjysmë pas kohës në të cilën ishte thirrur, por në të, si rrallëherë, u arrit konsensus mbi një çështje.

Seancën e parë të Legjislaturë së XI deputetët e nisën me një orë e gjysmë vonesë.

Shkak u bë teksti i Deklaratës për Aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë, që dënoi katër ish-krerët e UÇK-së.

“Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime të vazhdueshme në mes të përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare, sidomos sot, prandaj edhe këtë seancë e kemi nisur me vonesë. Prandaj ne tashmë kemi një draft të dakorduar nga të gjitha Grupet Parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja dhe Grupi Multietnik”, tha Haxhiu. 

Deklaratën shtatë pikëshe e lexoi kryekuvendarja Haxhiu, në të shprehet shqetësim ndaj aktgjykimit të shpallur në Hagë ku për krime lufte, me 81 vjet burgim u dënuan Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Gjithashtu deklarata e konsideron të papranueshëm konstatimi për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal nga të katër të dënuarit nga shkalla e parë. 

Teksti gjithashtu kërkon që Gjykata Speciale të mos dalë nga mandati i saj dhe konstaton që ka ekzistuar Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, e zbatuar përmes aparatit shtetëror, ushtarak dhe policor jugosllav e serb.

Në të përfshihet edhe një kërkesë ndaj institucioneve.

“Kërkon nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës”, tha Haxhiu. 

Deklarata mori votat e 99 deputetëve. Në seancën munguan ligjvënësit e Listës Serbe. 

Përpos deklaratës, seanca e së hënës pati edhe tri pika të tjera të rendit të ditës. U miratuan procesverbalet nga seancat konstituive, u betuan deputetët e rinj që morën ulëset pasi ato u liruan nga kolegët e tyre që u përfshinë në ekzekutiv, u formuan komisionit parlamentare. 

Gjithashtu u votua edhe Vlora Çitaku si nënkryetare e kuvendit, pasi fillimisht më 11 shtator zgjedhja e saj kishte dështuar për shkak të mos përkrahjes nga Vetëvendosja.

E në fund deputeti Bahrim Shabani uroj qytetarët për Ditën e Boshnjakëve.