Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

« Widow's Bay » remporte un immense succès, « The Pitt » triomphe à nouveau aux « Emmy Awards ».

« Widow's Bay » remporte un immense succès, « The Pitt » triomphe à nouveau aux « Emmy Awards ».

Photo : Presse associée

“Widow’s Bay”, një komedi-horror, për një qytezë të mallkuar në New England, ka udhëhequr listën e fituesve të çmimeve prestigjioze “Emmy”, me rekord prej 14 sosh, përfshirë atë për Komedinë më të mirë. Drama “The Pitt” përsëriti suksesin si drama më e mirë në ceremoninë që vlerëson produktet më të mira televizive.

“Widow’s Bay” i “Apple TV” tejkaloi edicionin e fundit të fituesit “Hacks” për të fituar çmimin për Komedinë më të mirë të hënën në mbrëmje.

Ylli i “Hacks”, Jean Smart, e fitoi “Emmyn” e pestë të saj për portretizimin e Deborah Vancet dhe Matthew Rhys u bë personi i parë që fitoi në dy kategori për aktor në të njëjtën ceremoni, përfshirë atë për rolin në “Widow’s Bay”.

Çmimi e bëri Smartin artisten e parë që fitoi Emmy si Aktorja më e mirë në një serial komik për çdo sezon të transmetimit.

“Çfarë rrugëtimi që ka qenë”, ka thënë Smart në skenë, pasi i falënderoi krijuesit e serialit të “HBO Max”.

Julia Louis-Dreyfus, e cila fitoi çmimin si Aktorja më e mirë në zhanrin e komedisë për gjashtë nga shtatë sezonet e serialit “Veep” është e vetmja grua që i është afruar rekordit të Smartit.

Ceremonia e çmimeve “Emmy” pos momenteve festive, pati edhe momente tensioni për shkak të uljes së prodhimit, shqetësime rreth inteligjencës artificiale dhe blerjes së propozuar të “Warner Bros. Discovery” nga “Paramout Skydance” – marrëveshje që ka përçarë industrinë dhe po përballet me sfida ligjore.

Fituesit kryesisht i shmangën temat që mund të shkaktonin përçarje dhe u përqendruan te falënderimet.

Aktori i serialit “The Pitt”, Noah Wyle, u shpreh se ndjen emocion të jashtëzakonshëm pasi fitoi çmimin e dytë radhazi për rolin e “Dr. Robby” në dramën mjekësore të “HBO Max”.

Rhys e fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në komedi për “Widow’s Bay” dhe për Aktorin më të mirë në miniserial, me rolin në “The Beast in Me”.

Aktori uellsian u shpreh se ka “marramendje” që po merrte çmimet.