Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

Salvador Dalí et la mode – un lien qui dépasse l'art

La mode met en valeur les Dalits

Ka shumë modë te artisti Dalí, dhe shumë nga tiparet e Dalít në modë. Një shkëmbim i vazhdueshëm, një frymëzim i ndërsjellë që vazhdoi edhe shumë kohë pas vdekjes së piktorit spanjoll, në vitin 1989

Photo : Presse associée

Kryeqyteti italian i modës po feston lidhjen e qëndrueshme mes Salvador Dalít dhe modës përmes një ekspozite madhore. Me më shumë se 200 artikuj të ekspozuar, ekspozita bashkon vepra arti, veshje, fotografi dhe materiale arkivore, duke gjurmuar mënyrën se si Dalí frymëzohej nga moda dhe se si breza të tërë stilistësh janë frymëzuar nga mjeshtri i surrealizmit

Dalí dhe moda: një lidhje e ngushtë, por që mbetet çuditërisht e paeksploruar dhe pak e njohur. Një ekspozitë e re e hapur në “Palazzo Reale” të Milanos, gjurmon zhvillimin e kësaj marrëdhënieje përmes më shumë se 200 objekteve, përfshirë veshje, fotografi, dokumente, aksesorë dhe vepra të mjeshtrit të surrealizmit, ose të frymëzuara prej tij.

“Lidhja mes Salvador Dalí dhe modës përshkon të gjithë veprën e tij. Kur nis ta shohësh sërish punën e tij, është e pabesueshme. Disi e sheh atë kudo. E sheh te fuqia transformuese e modës, për të cilën ai ishte, sigurisht, shumë i interesuar; tek arti i transformimit, arti i tronditjes, arti i maskimit, dhe kjo vazhdon e vazhdon tutje. Pastaj kupton se fjalët që lidhen me veprën e tij mund të zbatohen edhe për modën”, ka thënë Judith Clark, njëra prej kuratoreve të ekspozitës.

Ka shumë modë te artisti Dalí, dhe shumë nga tiparet e Dalít në modë. 

Ekspozita nuk ndjek një rend kronologjik. Ajo i çon vizitorët në një udhëtim më të gjerë, duke vendosur veprat e artit dhe veshjet në dialog me njëra-tjetrën dhe duke zbuluar lidhjet mes universit vizual të Dalít dhe modës, si dhe anasjelltas

Një shkëmbim i vazhdueshëm, një frymëzim i ndërsjellë që vazhdoi edhe shumë kohë pas vdekjes së piktorit spanjoll, në vitin 1989.

“Moda frymëzohet nga Dalí dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot. Ky është një aspekt veçanërisht interesant që theksohet në ekspozitë. Por edhe vetë Dalí, që nga mesi i viteve ’30, punonte krah stilistëve të njohur të modës, si Elsa Schiaparelli, dhe në mënyrë të pashmangshme frymëzohej nga moda. Pikturat dhe veprat e tij të artit u shndërruan në modë, por edhe e kundërta ishte e vërtetë: moda gjeti rrugën e saj drejt pikturave të tij dhe objekteve surrealiste të asaj kohe”, ka deklaruar bashkëkuratorja e ekspozitës, Laura Bartolomé.

E lindur në Itali, por që punoi kryesisht në Paris, Elsa Schiaparelli bashkëpunoi me artistë surrealistë si Salvador Dalí dhe Jean Cocteau. E parë përmes lentës së modës, jeta dhe vepra e Dalít zbulojnë një lidhje shumë më të thellë nga sa mund të duket në pamje të parë.

Manekini, për shembull, zë një vend qendror në pikturat e tij, ndërsa gardëroba personale e artistit u bë pjesë e gjuhës vizuale që rrethonte veprën e tij.

Imazhi i tij, i ndërtuar me kujdes, menjëherë i dallueshëm dhe padyshim ikonik, ishte në vetvete një vazhdim i praktikës së tij artistike.

“Stilistët frymëzohen shumë nga Dalí dhe kjo ishte një dilemë e vërtetë gjatë përgatitjes së ekspozitës, sepse pyesnim veten se deri në ç’masë duhej ta sillnim atë ndikim deri në ditët e sotme. Në fund vendosëm të përqendroheshim vetëm tek ata stilistë që ai njihte, që i donte dhe me të cilët kishte një lloj lidhjeje të drejtpërdrejtë”, ka shtuar Clark.

Ekspozita sjell rreth 200 objekte, përfshirë veshje, fotografi, dokumente, aksesorë dhe vepra të mjeshtrit të surrealizmit
 

Ekspozita nuk ndjek një rend kronologjik. Ajo i çon vizitorët në një udhëtim më të gjerë, duke vendosur veprat e artit dhe veshjet në dialog me njëra-tjetrën dhe duke zbuluar lidhjet mes universit vizual të Dalít dhe modës, si dhe anasjelltas.

“Në ekspozitë janë paraqitur krijimet më të fundit të Daniel Roseberry për shtëpinë e modës ‘Schiaparelli’, si dhe ato të Maria Grazia Chiuri dhe Jonathan Anderson për brendin ‘Dior’. Kjo ishte një sfidë, por edhe një mundësi unike për ta lidhur Dalín jo vetëm me emrat më të njohur të historisë së modës së shekullit 20-të, por edhe me ndikimin e tij të vazhdueshëm te drejtorët kreativë dhe stilistët e shtëpive të famshme të modës që e dominojnë tregun edhe sot”, ka thënë tutje Bartolomé.
Referencat dhe frymëzimet sjellin jehonat e artit surrealist në veshjet e modës së lartë, nga orët e famshme deri te këpucët e vendosura si kapele.

Ekspozita me titull “Dalí and Fashion” do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar 2027.