---
description: Një shtatore e Christopher Columbus është vendosur në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, në përpjekjen më të fundit të Donald Trumpit për ta paraqitur eksploruesin
title: Presidenti Trump vendos shtatoren e Columbusit në ambientet e Shtëpisë së Bardhë
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/23/00036502-4259-42dc-8002-6ffdeb6d0dcc.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Presidenti Trump vendos shtatoren e Columbusit në ambientet e Shtëpisë së Bardhë

![Shtatorja e Christopher Colombusit](https://resources.koha.net/images/2026/March/23/00036502-4259-42dc-8002-6ffdeb6d0dcc.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Trump shkroi në një letër drejtuar Basil Russos, udhëheqës i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Kryesore Italo-Amerikane, e cila e zotëron shtatoren dhe ia ka dhënë hua qeverisë federale, se Colombus “ishte heroi i parë amerikan dhe një nga njerëzit më trima dhe vizionarë që kanë ecur ndonjëherë mbi faqen e tokës”

- 24 mars 2026 12:00
- Shpërndaje në:

- 24 mars 2026 12:00
- Shpërndaje në:

## Presidenti vendosi shtatoren e cila peshon një ton, jashtë ndërtesës ekzekutive “Eisenhower”, në Pennsylvania Avenue. Ajo është një kopje e një monumenti për Colombus që u rrëzua dhe u hodh në portin e brendshëm të Baltimores nga protestuesit gjatë protestave të gjera kundër racizmit në vitin 2020

Një shtatore e Christopher Columbus është vendosur në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, në përpjekjen më të fundit të Donald Trumpit për ta paraqitur eksploruesin e diskutueshëm si një hero themeltar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti vendosi shtatoren e cila peshon një ton, jashtë ndërtesës ekzekutive “Eisenhower”, në Pennsylvania Avenue. Ajo është një kopje e një monumenti për Colombus që u rrëzua dhe u hodh në portin e brendshëm të Baltimores nga protestuesit gjatë protestave të gjera kundër racizmit në vitin 2020.

Shtatorja e re u punua në vitin 2022 nga copat e thyera të monumentit origjinal, të cilat u nxorën nga porti. Në shtatores është gdhendur: “Shkatërruar më 4 korrik 2020 … Ringjallur më 2022 … Ridestinuar nga presidenti Donald J. Trump, 13 tetor 2025”.

Trump shkroi në një letër drejtuar Basil Russos, udhëheqës i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Kryesore Italo-Amerikane, e cila e zotëron shtatoren dhe ia ka dhënë hua qeverisë federale, se Colombus “ishte heroi i parë amerikan dhe një nga njerëzit më trima dhe vizionarë që kanë ecur ndonjëherë mbi faqen e tokës”.

Presidenti shtoi se ishte “vërtet i nderuar që kjo statujë madhështore tani do të qëndrojë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë”. Shtëpia e Bardhë shtoi në një postim në “X” se Colombus ishte një “hero” dhe se Trump do të sigurohej që ai të “nderohet si i tillë për brezat që do të vijnë”.

Colombus është lavdëruar prej kohësh si zbuluesi i Amerikës, edhe pse ai kurrë nuk ka shkelur në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara, duke iu afruar më së shumti kur mbërriti në atë që sot është Bahamas. Por Colombus është gjithashtu një figurë historike e diskutueshme për shkak të rolit të tij si tregtar skllevërish dhe për nënshtrimin dhe vrasjen e popujve indigjenë në Karaibe, ku ai bëri disa udhëtime midis viteve 1492 dhe 1504.

[Edhe ![Trumpi e shpall Zyrën Ovale monument kombëtar](https://resources.koha.net/images/2026/November/06/c7bbc7b8-6d08-420b-8e1a-033952e360c4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 nën 2026 Trumpi e shpall Zyrën Ovale monument kombëtar](https://www.koha.net/bote/trumpi-e-shpall-zyren-ovale-monument-kombetar)

Nderimet që i janë bërë atij janë vënë nën shqyrtim vitet e fundit, me disa juridiksione në SHBA që kanë zëvendësuar Ditën e Colombus me njohjen e Ditës së Popujve Indigjenë.  
Në shpalljen e tij për Ditën e Colombus në vitin 2021, Joe Biden, atëherë president, do të thoshte se emri i festës “shënoi fillimin e një vale shkatërrimi: dhunë ndaj komuniteteve vendase, zhvendosje dhe vjedhje të trojeve fisnore, përhapjen e sëmundjeve dhe më shumë”.

Megjithatë, trashëgimia e Colombus vazhdon të ketë ndikim të madh – Distrikti i Kolumbisë mban emrin e tij – dhe eksploruesi gjenovez ende nderohet nga disa grupe italo-amerikane si një simbol i krenarisë kombëtare.

[#Shtatore](https://www.koha.net/tag/shtatore) [#Christopher Colombus](https://www.koha.net/tag/christopher-colombus) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/0d9e79c7-5416-4a19-8a32-3cb6fc39346b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 30 pri 2026 Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër](https://www.koha.net/kulture/banksy-godet-politikanin-arrogant-me-shtatore-ne-londer)
- [![Presidenti Trump dhe Epsteini përqafohen në skulpturë](https://resources.koha.net/images/2026/March/11/cecc59d7-1590-4e8e-99a8-93e289b622c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 11 mar 2026 Presidenti Trump dhe Epsteini përqafohen në skulpturë](https://www.koha.net/kulture/presidenti-trump-dhe-epsteini-perqafohen-ne-skulpture)
- [![Trumpi po e transformon Shtëpinë e Bardhë sipas imazhit të tij](https://resources.koha.net/images/2025/November/05/4ad86c58-06db-4be1-a429-3d1b37940500.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 nën 2025 Trumpi po e transformon Shtëpinë e Bardhë sipas imazhit të tij](https://www.koha.net/bote/trumpi-po-e-transformon-shtepine-e-bardhe-sipas-imazhit-te-tij)
- [![Urdhërohet heqja e emrit të Trumpit nga qendra më e madhe e artit, Kennedy Center](https://resources.koha.net/images/2026/May/30/153d43e9-e44a-44b1-ac84-66932fc7dace.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 maj 2026 Urdhërohet heqja e emrit të Trumpit nga qendra më e madhe e artit, Kennedy Center](https://www.koha.net/bote/urdherohet-heqja-e-emrit-te-trumpit-nga-qendra-me-e-madhe-e-artit-kennedy-center)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Presidenti Trump vendos shtatoren e Columbusit në ambientet e Shtëpisë së Bardhë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/presidenti-trump-vendos-shtatoren-e-columbusit-ne-ambientet-e-shtepise-se-bardhe","datePublished":"2026-03-24T12:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:25:07+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":460,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një shtatore e Christopher Columbus është vendosur në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, në përpjekjen më të fundit të Donald Trumpit për ta paraqitur eksploruesin","url":"https://www.koha.net/kulture/presidenti-trump-vendos-shtatoren-e-columbusit-ne-ambientet-e-shtepise-se-bardhe","keywords":"Shtatore, Christopher Colombus, donald trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/23/00036502-4259-42dc-8002-6ffdeb6d0dcc.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
