Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

Le président de la Biennale de Venise défend la participation du pavillon russe

Pietrangelo Buttafuoco : Poutine n’a pas gagné, c’est l’art qui a gagné. La Biennale a gagné non pas grâce à moi, mais grâce à l’histoire d’une institution qui s’adresse au monde…

Pietrangelo Buttafuoco : Poutine n’a pas gagné, c’est l’art qui a gagné. La Biennale a gagné non pas grâce à moi, mais grâce à l’histoire d’une institution qui s’adresse au monde…

“Bienalja është e pavarur. Do ta bëja sërish të njëjtën gjë për pavijonin rus”, ka thënë presidenti i Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco për “Corriere della Sera”, në një intervistë të sinqertë ku foli për bindjet e tij politike dhe për mënyrën se si, sipas tij, Bienalja duhet të funksionojë në raport me çështjet gjeopolitike. “Me ne, arti fiton”

(ArtNews.net) – Presidenti i Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ka thënë se nuk kishte asnjë shqetësim për faktin se Pavijonit të Rusisë iu bë nikoqirllëk për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Bienalja është e pavarur. Do ta bëja sërish të njëjtën gjë për pavijonin rus”, ka thënë Buttafuoco për “Corriere della Sera”, në një intervistë të sinqertë ku foli për bindjet e tij politike dhe për mënyrën se si, sipas tij, Bienalja duhet të funksionojë në raport me çështjet gjeopolitike. “Me ne, arti fiton”.

Vendimi i Bienales për të lejuar Rusinë të hapte pavijonin e saj ishte fort i diskutueshëm. Për shkak të tij, Bienalja humbi një grant prej dy milionë eurosh nga Komisioni Evropian, një institucion i Bashkimit Evropian që pretendoi se pavijoni funksiononte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendimi shkaktoi gjithashtu protesta nga vende të tjera pjesëmarrëse në Bienale, si edhe nga shumë artistë të ekspozitës kryesore, të cilët dënuan gjithashtu pavijonet e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit.

Mes protestave, Bienalja deklaroi se nuk mund të pengonte asnjë vend që njihet si shtet nga Italia që ta hapte pavijonin. Në mars, përpara hapjes së edicionit të vitit 2026, Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia, doli me deklaratë se “refuzon çdo formë përjashtimi apo censure ndaj kulturës dhe artit”.

Pavijoni Rus përfundimisht u lejoi vizitorëve të hynin vetëm gjatë ditëve të parapërgatitjes dhe hapjes për profesionistët, në maj. Tani ai është i mbyllur për publikun.

Edhe brenda Italisë, pavijoni rus shkaktoi ndarje opinionesh. Alessandro Giuli, ministri italian i Kulturës, kishte thënë: “Putini fitoi në Bienale.”

Në intervistën për “Corriere della Sera”, Buttafuoco ka dhënë një përgjigje të re ndaj kësaj deklarate: “Putini nuk fitoi, fitoi arti. Bienalja fitoi jo për shkakun tim, por për shkak të historisë së një institucioni që i drejtohet botës dhe që, gjatë 131 vjetëve të ekzistencës së tij, edhe gjatë shumë konflikteve, gjithmonë i ka mirëpritur të gjithë. Do të kishte qenë e pahijshme të pezullonim një parim të lashtë të qytetërimit tonë, atë të armëpushimit gjatë Lojërave Olimpike”.

Ai ka folur po ashtu për grantin e tërhequr nga Komisioni Evropian, duke thënë: “Në të gjitha aktet formale dhe zyrtare, nuk ka as edhe një presje të vetme që shkel ligjet dhe rregulloret”.

Që kur mori drejtimin e Bienales tre vjet më parë, bindjet politike të Buttafuocos kanë qenë objekt debatesh. “Unë nuk jam fashist”, kishte thënë ai dikur. “Jam diçka tjetër”. Se çfarë është konkretisht kjo “diçka tjetër” ka mbetur e paqartë. Ai ka shprehur mbështetje për identitetin kulturor italian, një parim kryesor i politikës së djathtë në vend, sipas “The Guardian”, i cili e ka cilësuar atë “një konservator të pazakontë”. Megjithatë, ai ka kritikuar gjithashtu konservatorët për një sërë çështjesh, përfshirë të drejtën për të mbajtur armë.

Për më tepër, konvertimi i tij në Islam në vitin 2015 e largoi atë nga disa politikanë të krahut të djathtë, përfshirë Giorgia Melonin, e cila tani është kryeministre e vendit dhe administrata e së cilës më vonë ka shprehur mbështetje për Buttafuocon.

Kur “Corriere della Sera” e pyeti nëse sot ndihej “i afërt me të djathtën”, Buttafuoco u përgjigj: “Unë kam një identitet, jo një përkatësi. Brenda Bienales, unë i shërbej institucionit, jo bindjeve të mia personale.”

Intervista e Buttafuocos u publikua në fillim të Festivalit të Filmit të Venecias dhe kjo rrethanë bëri që Bienalja e artit të gjente një mbështetës të papritur te Sergei Loznitsa, ndoshta regjisori ukrainas më i njohur që punon sot.

Loznitsa, filmat e të cilit e kanë kritikuar ashpër Rusinë, ka thënë se “kurrë, absolutisht kurrë” nuk do ta vizitonte Pavijonin Rus. Por ai ka thënë gjithashtu se vendimi i Komisionit Evropian për t’ia ndërprerë grantin Bienales kishte një logjikë problematike.

“Ky është një problem shumë më serioz sesa fakti nëse ka apo jo një pavijon rus në Venecia”, ka thënë ai. “Ndërprerja e financimit për Bienalen është si një dënim në kopshtin e fëmijëve”.

Marrë nga “ArtNews.net”. Përktheu: KOHA