Këshilli do t’i “rrëzojë” të gjithë ata që janë këshilla drejtues të institucioneve të artit dhe kulturës, e do të ketë përgjegjësi të konsiderueshme në raport me institucionet qendrore të kulturës, është themeluar me letra, e shumica e anëtarëve janë figura që kanë lidhje me partinë në pushtet. Shumë akterë të skenës kulturore e kanë kritikuar përbërjen e Këshillit, por s’kanë folur publikisht, e për dikë Këshilli duhet të ketë një tjetër emër. Ka propozuar Këshill Kombëtar të adhuruesve të partisë në pushtet
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes e ka bërë vendin me Këshillin Kombëtar të Arteve. Kabineti Qeveritar ka miratuar 11-tëshen e propozuar nga Ministria e Kulturës. Përtej vonesës së funksionalizimit të këtij organi që do të ketë goxha peshë në vendimmarrje sa i përket artit e kulturës, shumica e emrave të votuar kanë ngjyrë partiake. Janë anëtarë, ish-kandidatë, apo përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Madje kjo ka bërë që dikush ta quajë edhe “Këshill të adhuruesve të partisë në pushtet”.
Yll Rugova, përfaqësues nga fusha e arteve pamore, Baki Jashari, përfaqësues nga fusha e muzikës klasike dhe operës, Visare Aliu, përfaqësuese nga fusha e teatrit, Afrim Spahiu, përfaqësues nga fusha e filmit dhe fusha audiovizuale, Ardianë Pajaziti, përfaqësuese nga fusha e letërsisë dhe librit, e Visar Munishi, përfaqësues nga fusha e këngëve dhe valleve folklorike janë gjashtëshja e parë. Këshilli plotësohet edhe me Aulona Nuhiun, përfaqësuese nga fusha e baletit dhe vallëzimit modern, Alberta Tronin, përfaqësuese nga institucionet akademike dhe kërkimore në fushën e artit dhe kulturës, Arif Muharremin, përfaqësues nga sektori i pavarur kulturor që përfshin organizatat, institutet dhe shoqatat e fushës së artit dhe kulturës dhe fushat e ndërlidhura me kulturën, Artnet Haskukën, përfaqësuese nga fushat e ndërlidhura me kulturën, si dizajni, arkitektura apo fusha të ndërlidhura me industrinë kreative dhe Visar Haxhibeqirin, përfaqësues i administratës nga Ministria e Kulturës.
Yll Rugova dikur anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-zëvendësministër i kësaj partie, Afrim Spahiu ish-kandidat për deputet i kësaj partie e Visar Haxhibeqiri, dikur anëtar i VV-së. Visare Aliu e Visar Munishi të angazhuar të rregullt nëpër këshilla drejtues prejse VV-ja ka marrë udhëheqjen e ekzekutivit, e Alberta Troni përkrahëse në mënyrë publike e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit. Madje Troni – si ish-drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës – ishte edhe pjesë e dosjes nëpërmjet së cilës dy ish-ministra të kulturës akuzoheshin për keqpërdorim gjë për të cilën edhe janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Shumë akterë të skenës kulturore e kanë kritikuar përbërjen e Këshillit, por s’kanë folur publikisht. E për dramaturgun Jeton Neziraj, Këshilli duhet të ketë një tjetër emër.
“Respekt për dy-tre emra, por përndryshe, ky qenka Këshill Kombëtar i Adhuruesve të Partisë në Pushtet – KKAPP. Urime kandidatëve, ju uroj vigjilencë, durim e maturi në kryerjen e detyrave që ua cakton partia”, ka thënë Neziraj.
aussi
Musée d'art contemporain, « fonctionnel » avec personnel et sceaux comme réalisations
Por sipas ministres së Kulturës në detyrë, Saranda Bogujevci, Këshilli përbëhet nga profesionistë të dëshmuar të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e politikave kulturore dhe avancimin e jetës artistike në vend.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi kulturor më profesional, më transparent dhe më gjithëpërfshirës, në shërbim të artistëve, institucioneve kulturore dhe qytetarëve”, ka deklaruar ajo në rrjete sociale pas mbledhjes së Qeverisë.
Zgjedhja e drejtorëve të institucioneve të kulturës është urgjenca e parë e këtij Këshilli.
Shumica e institucioneve qendrore të kulturës udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës së drejtorit. Primatin e mban Galeria Kombëtare e Kosovës, që në gusht mbush gjashtë vjet me ushtrues detyre. Shpesh, arsyetim për këtë gjendje ka qenë reforma shtetërore në art e kulturë. Megjithëse Ligji për Artin dhe Kulturën – nëpërmjet të cilit është shfuqizuar legjislacioni paraprak me të cilin qeveriseshin dhe funksiononin institucionet kulturore, ka hyrë në fuqi qysh në janar të vitit 2024 – Ministria e Kulturës ende s’ia ka dalë ta implementojë atë.
Aktet nënligjore, bazuar në këtë ligj, duhej të nxirreshin një vit pas miratimit, por Ministria s’ia ka dalë ta bëjë këtë. Në janarin e sivjetmë është publikuar në Gazetën Zyrtare Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar të Arteve, e miratuar në Qeveri në ditën e fundit të vitit 2025. E në prill Ministria e Kulturës dhe e Turizmit ka bërë ftesë publike për nominimin e anëtarëve në Këshillin Kombëtar të Arteve. Më pas e ka shtyrë afatin për të marrë më shumë nominime.
En réalité, ce Conseil « renversera » tous les organes directeurs des institutions artistiques et culturelles. Le Conseil national des arts aura une responsabilité considérable à l'égard des principales institutions culturelles.
aussi
Mozart en 300 statues dorées pour une rencontre avec « l'homme du peuple »
Conformément à l'appel à candidatures et au règlement qui définit la composition et les attributions du Conseil, ce dernier constitue un organe consultatif, de sélection et de contrôle, nommé et révoqué par le Gouvernement du Kosovo sur proposition du Ministre de la Culture et du Tourisme. Après sa nomination, le Conseil entretient des relations de travail avec le Ministère de la Culture et est placé sous l'autorité du Ministre, auquel il rend compte en premier lieu dans l'exercice de ses fonctions.
« Le Conseil fait rapport au Gouvernement de la République du Kosovo une fois par an, par écrit ou, sur demande, lors d'une réunion en présentiel. Le mandat des membres du Conseil national des arts est de cinq (5) ans à compter de leur nomination. Le Conseil est composé de onze (11) membres », précise l'appel à candidatures. Les candidatures sont proposées par les institutions artistiques et culturelles, les établissements d'enseignement supérieur et scientifique, les organisations non gouvernementales œuvrant dans le domaine des arts et de la culture, ainsi que par d'autres organisations pertinentes dans ce domaine et dans les domaines connexes.
Sipas ftesës për nominime, e po ashtu sipas Rregullores, Këshilli përbëhet nga një përfaqësues nga fusha e arteve pamore, një nga fusha e muzikës klasike dhe operës, një nga teatri, për të vazhduar me përfaqësues të filmit, letërsisë e librit, këngëve dhe valleve folklorike, baletit e vallëzimit modern, institucioneve akademike e kërkimore në fushën e artit dhe kulturës, sektorit të pavarur kulturor, dizajnit e arkitekturës, si dhe një përfaqësues i administratës nga Ministria e Kulturës. Në thirrjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit bëhej e ditur se Këshilli analizon, rekomandon dhe jep sugjerime për krijimin e politikës kulturore, propozon zhvillimin dhe përmirësimin e veprimtarive kulturore, shqyrton dhe jep rekomandime për strategjinë e zhvillimit kulturor, jep sugjerime dhe propozime për rregullimin e çështjeve të tjera të fushës së kulturës, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
“Udhëheq procedurën për rekrutimin e drejtorëve të institucioneve publike të artit dhe kulturës në nivel qendror; i propozon ministrit emrat e kandidatëve të kualifikuar për drejtorë të institucioneve publike qendrore të artit dhe kulturës; monitoron punën e institucioneve publike qendrore të artit dhe kulturës dhe harton raporte tremujore dhe vjetore; bazuar në vlerësimin e performancës së drejtorëve mund të iniciojë procedurën për shkarkimin e tyre; përcjell punën e institucioneve publike lokale të artit dhe kulturës dhe, bazuar në performancën e tyre, programet vjetore, projektet specifike, si dhe lartësinë e financimit nga komunat përkatëse, rekomandon nivelet e financimit për institucionet lokale të artit dhe kulturës nga buxheti i Ministrisë së Kulturës”, shkruhej në thirrje.
Conformément à l'appel à propositions et au règlement, il est prévu que le Conseil élabore des plans d'action fondés sur les politiques culturelles du gouvernement, propose au ministre les noms des jurys professionnels chargés de décerner les prix dans les domaines artistiques et culturels concernés, et élabore des plans et des analyses sur la base desquels il formule des recommandations au ministre concernant les politiques culturelles, le financement des institutions ou de domaines artistiques et culturels spécifiques, ainsi que l'attribution de prix dans divers domaines culturels.
aussi
Le navire « L’Odyssée », d’un coût de 250 millions de dollars, ne couvre pas les dommages subis par le navire.
Selon l'appel à candidatures, le membre proposé pour le Conseil national des arts doit posséder une expertise et une expérience avérées dans le domaine de l'art et de la culture, avoir participé activement à l'élaboration de politiques culturelles ou à la mise en œuvre de projets et de programmes artistiques et culturels, et avoir contribué à la promotion de l'art et de la culture aux niveaux national et international.
“Të gëzojë reputacion dhe integritet në komunitetin e artit dhe kulturës, të ketë të përfunduara studimet e larta në njërën nga fushat e artit dhe kulturës ose në fushat e ndërlidhura me kulturën. Fushat e ndërlidhura me artin dhe kulturën përfshijnë, por nuk kufizohen në histori arti, sociologji të artit, studime ndërdisiplinare kulturore, menaxhim të kulturës, politika publike kulturore, filozofi, arkitekturë etj.; të ketë përvojë pune në sektorin e kulturës prej të paktën pesë (5) vjetësh. Një institucion ka të drejtë të nominojë deri në 3 persona, të ndarë në 3 profile të ndryshme”, shkruhej në thirrje.
Conformément au règlement intérieur du Conseil, la rémunération des membres est versée tous les deux mois civils et est équivalente à la valeur du coefficient de traitement du directeur administratif, déterminé par la législation en vigueur.