---
description: Instituti i Artit i Çikagos (AIC) ka njoftuar kthimin e “Budës së strehuar nga mbreti gjarpër Muchalinda” në Nepal, duke pranuar se skulptura e shekullit 12 ish
title: Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/09/2984fb16-ef95-4ca3-a52d-45bbb978fb8d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal

![Buda i vjedhur](https://resources.koha.net/images/2025/March/09/2984fb16-ef95-4ca3-a52d-45bbb978fb8d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 mars 2025 12:00
- Shpërndaje në:

- 10 mars 2025 12:00
- Shpërndaje në:

## Statuja, e cila përshkruan Budën të mbrojtur nga mbreti gjarpër gjatë një stuhie, është ekspozuar në muze që nga viti 1997. “Ky kthim pasqyron rëndësinë e kërkimit të origjinës, si dhe shtrirjen dhe bashkëpunimin proaktiv të Institutit të Artit me vendet dhe komunitetet”, ka thënë Jacques Schuhmacher, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në muze

Instituti i Artit i Çikagos (AIC) ka njoftuar kthimin e “Budës së strehuar nga mbreti gjarpër Muchalinda” në Nepal, duke pranuar se skulptura e shekullit 12 ishte vjedhur nga Guita Bahi në Luginën e Katmandus.

Instituti ka thënë se vendimi vjen pas kërkimeve të reja të origjinës dhe bashkëpunimit me zyrtarët nepalezë. Kthimi vjen pasi institucionet po shtyhen gjithnjë e më shumë - ose detyrohen - të rikthejnë dhe riatdhesojnë artefaktet e vjedhura kulturore.

Statuja, e cila përshkruan Budën të mbrojtur nga mbreti gjarpër gjatë një stuhie, është ekspozuar në muze që nga viti 1997.

“Ky kthim pasqyron rëndësinë e kërkimit të origjinës, si dhe shtrirjen dhe bashkëpunimin proaktiv të Institutit të Artit me vendet dhe komunitetet”, ka thënë Jacques Schuhmacher, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në muze. 

Qeveria nepaleze e ka mirëpritur këtë hap.

“Kjo skulpturë e shenjtë është bartës i historive, traditave dhe vlerave. Kthimi i saj forcon lidhjen midis trashëgimisë dhe komunitetit, duke siguruar që brezat e ardhshëm të mund të lidhen me historinë e tyre”, ka thënë Sharad Raj Aran nga Ambasada e Nepalit në Washington.

[Edhe ![Iraku gjurmëve të 40 mijë artefakteve të vjedhura](https://resources.koha.net/images/2025/October/10/b1cdeef6-174e-40fb-b454-a1aac58dfbcf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 10 tet 2025 Iraku gjurmëve të 40 mijë artefakteve të vjedhura](https://www.koha.net/kulture/iraku-gjurmeve-te-40-mije-artefakteve-te-vjedhura)

Instituti i Artit në Chicago ka një nga ekipet më të mëdha të kërkimit të origjinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar një zhvendosje më të gjerë institucionale drejt adresimit të blerjeve problematike. Kthimi i “Budës Muchalinda” është pjesë e një  tendence në rritje në botën e muzeut, me shumë institucione që tani përballen me kontroll të shtuar mbi origjinën e veprave të artit në koleksionet e tyre.

Folegj: Instituti ka thënë se vendimi vjen pas kërkimeve të reja të origjinës dhe bashkëpunimit me zyrtarët nepalezë. Kthimi vjen pasi institucionet po shtyhen gjithnjë e më shumë - ose detyrohen - të rikthejnë dhe riatdhesojnë artefaktet e vjedhura kulturore

[#buda](https://www.koha.net/tag/buda) [#artefakte](https://www.koha.net/tag/artefakte) [#Kultura](https://www.koha.net/tag/kultura) [#buda i vjedhur](https://www.koha.net/tag/buda-i-vjedhur) [#chicago](https://www.koha.net/tag/chicago) [#instituti](https://www.koha.net/tag/instituti)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dorëzohet piktura e shekullit XVI e vjedhur para 50 vjetëve](https://resources.koha.net/images/2025/July/22/2a411fd1-0d3f-4529-9cac-90ca98a17fc0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 23 kor 2025 Dorëzohet piktura e shekullit XVI e vjedhur para 50 vjetëve](https://www.koha.net/kulture/dorezohet-piktura-e-shekullit-xvi-e-vjedhur-para-50-vjeteve)
- [![FBI-ja gjen dy piktura të vjedhura më 1985](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/830fb49b-a000-42be-b2fb-7a76c4f8a172.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 10 qer 2025 FBI-ja gjen dy piktura të vjedhura më 1985](https://www.koha.net/kulture/fbi-ja-gjen-dy-piktura-te-vjedhura-me-1985)
- [![S'lejohet shitja e xhevahireve të Budës pas kërcënimit nga India](https://resources.koha.net/images/2025/May/08/67e24f12-4605-485e-8cd9-3188403eec17.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 maj 2025 S'lejohet shitja e xhevahireve të Budës pas kërcënimit nga India](https://www.koha.net/bote/slejohet-shitja-e-xhevahireve-te-budes-pas-kercenimit-nga-india)
- [![SHBA-ja ia kthen Italisë 600 artefakte të plaçkitura në vlerë prej 65 milionë dollarësh](https://resources.koha.net/images/2024/June/01/4c64764a-dde4-4a8e-abdd-c5140812c145.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 1 qer 2024 SHBA-ja ia kthen Italisë 600 artefakte të plaçkitura në vlerë prej 65 milionë dollarësh](https://www.koha.net/kulture/shba-ja-ia-kthen-italise-600-artefakte-te-plackitura-ne-vlere-prej-65-milione-dollaresh)

[Arbëri.]() [Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-prishtines-angazhon-kompani-private-per-ta-pastruar-kryeqytetin)

[Kronikë.]() [Rrahje mes të miturve në Gjilan, tre u arrestuan e dy u dërguan në spital](https://www.koha.net/kronike/rrahje-mes-te-miturve-ne-gjilan-tre-u-arrestuan-e-dy-u-derguan-ne-spital)

[Showbiz.]() [Usher dhe Chris Brown vazhdojnë të anulojnë koncerte mes zërave për përçarje mes tyre](https://www.koha.net/showbiz/usher-dhe-chris-brown-anulojne-koncerte-mes-zerave-per-percarje-mes-tyre)

[Arbëri.]() [Gjenden mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës](https://www.koha.net/arberi/gjenden-mbetje-mortore-te-nje-personi-ne-prizren-dyshohet-se-i-perkasin-luftes-se-fundit)

[Kronikë.]() [Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, me dokumente që falsifikoi një personi iu kaluan në pronësi 3 prona](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-zyrtari-komunal-ne-prishtine-me-dokumente-qe-falsifikoi-nje-personi-iu-kaluan-ne-pronesi-3-prona)

[Kronikë.]() [Goditi me veturë një person, arrestohet për vrasje në tentativë](https://www.koha.net/kronike/goditi-me-veture-nje-person-arrestohet-per-vrasje-ne-tentative)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/instituti-i-artit-i-chicagos-kthen-buden-800-vjecar-te-vjedhur-ne-nepal","datePublished":"2025-03-10T12:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:35:04+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":324,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Instituti i Artit i Çikagos (AIC) ka njoftuar kthimin e “Budës së strehuar nga mbreti gjarpër Muchalinda” në Nepal, duke pranuar se skulptura e shekullit 12 ish","url":"https://www.koha.net/kulture/instituti-i-artit-i-chicagos-kthen-buden-800-vjecar-te-vjedhur-ne-nepal","keywords":"buda, artefakte, Kultura, buda i vjedhur, chicago, instituti","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/09/2984fb16-ef95-4ca3-a52d-45bbb978fb8d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
