Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj ciceronëve që e ushtrojnë veprimtarinë pa licencë.
Në një njoftim për media nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është bërë e ditur se gjatë ditës janë zhvilluar inspektime në rajonin e Prizrenit, Prishtinës dhe të Obiliqit.
Sipas njoftimit, është evidentuar se në terren ka ciceronë jovendas që janë angazhuar nga kompani turistike të rajonit.
“Në kuadër të mbikëqyrjes, është evidentuar angazhimi i udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani të ndryshme turistike të vendeve të rajonit, të cilët, në rastet kur veprojnë pa licencën e nevojshme, janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Përveç aspektit ligjor, angazhimi i personave të palicencuar mund të ndikojë edhe në mënyrën e prezantimit të historisë, trashëgimisë kulturore dhe vlerave reale të lokacioneve turistike që vizitohen në Republikën e Kosovës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes IQMT-së, mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie dhe do të ndërmarrë masat përkatëse ndaj operatorëve turistikë, personave juridikë, bizneseve individuale dhe personave fizikë që ushtrojnë ose mundësojnë ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë dhe në kundërshtim me ligjin e Turizmit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi ka kujtuar se ushtrimi i veprimtarisë së ciceronit në kundërshtim me ligjin është i dënueshëm me gjobë prej 3 mijë deri në 9 mijë euro.
aussi
Le projet de loi renforce et habilite l'Inspection du patrimoine culturel
Inspektorati ka bërë thirrje që operatorët turistikë të angazhojnë ciceronë ligjshëm, duke paralajmëruar masa ndëshkuese.
“Republika e Kosovës posedon vlera të rëndësishme historike, kulturore dhe turistike. Për këtë arsye, vizitorët duhet të marrin informacione të sakta, profesionale dhe të besueshme për vendet që vizitojnë, nga persona të përgjegjshëm dhe të licencuar. Kosova ka udhërrëfyes turistikë vendorë të licencuar dhe profesionalë. IQMT inkurajon kompanitë turistike që t’i angazhojnë udhërrëfyesit vendorë të licencuar, duke kontribuar kështu në informimin e drejtë të vizitorëve, respektimin e legjislacionit dhe promovimin e denjë të trashëgimisë dhe vlerave turistike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
KOH pati raportuar në korrik për licencimin e ciceronëve të parë. Aso kohe Ministria e Kulturës si licencuese, pati bërë të ditur prej ditës së parë të gushtit, çdo person që ushtron veprimtarinë e udhërrëfyesit pa licencë, do të konsiderohet ilegal dhe do të përballet me masa ndëshkuese
-
Les premières nationales seront au cœur de la prochaine édition de « PriFest ».
-
Elton John, Oprah Winfrey et Paul McCartney ont fait leurs adieux à Dolly Parton.
-
Surmonter l'humiliation grâce à l'imagination et au pouvoir émancipateur de l'art
-
Dolly Parton, la reine de la musique country, est décédée à l'âge de 80 ans.