Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

Des voleurs dérobent quatre œuvres d'un maître de la Renaissance en Sicile.

anto

Pesë panelet e mbijetuara të “Polittico di San Gregorio” të Antonellos,  tre prej të cilave u vodhën. Prokurorët në Messina kanë nisur një hetim për vjedhjen. Burime policore thanë se Muzeu ishte pajisur me disa kamera mbikëqyrëse dhe se veprat mbroheshin nga një sistem i sofistikuar alarmi

Hajdutët hynë në Muzeun Rajonal të Messinas, ose MuMe, të shtunën në mbrëmje, duke përfituar ndoshta nga vëmendja e përqendruar te “La Vara”, një festë e madhe fetare që zhvillohet në qytet më 15 gusht, kur Italia shënon festën kombëtare “Ferragosto”. Duke anashkaluar sistemet e alarmit, grupi hapi një vitrinë të sigurisë dhe vodhi katër panele druri të pikturuara nga Antonello da Messina, për të cilin besohet gjerësisht se ndryshoi rrjedhën e artit të Renesancës

Katër prej veprave më të rëndësishme të mjeshtrit të Renesancës të shekullit 15, Antonello da Messina, u vodhën gjatë një feste kombëtare nga një muze në qytetin portual sicilian Messina.

Hajdutët hynë në Muzeun Rajonal të Messinas, ose MuMe, të shtunën në mbrëmje, duke përfituar ndoshta nga vëmendja e përqendruar te “La Vara”, një festë e madhe fetare që zhvillohet në qytet më 15 gusht, kur Italia shënon festën kombëtare “Ferragosto”.

Duke anashkaluar sistemet e alarmit, grupi hapi një vitrinë të sigurisë dhe vodhi katër panele druri të pikturuara nga Antonello, për të cilin besohet gjerësisht se ndryshoi rrjedhën e artit të Renesancës.

Hajdutët morën tri nga pesë panelet e mbijetuara që përbënin një vepër të veçantë si “Polittico di San Gregorio”, një prej veprave më të rëndësishme të piktorit sicilian.

“Është një humbje jashtëzakonisht e rëndë dhe domethënëse”, ka thënë Marisa Mercurio, drejtoresha e Muzeut. 

aussi Des statues romaines volées au Musée national de Syrie Culture Des statues romaines volées au Musée national de Syrie

“Ata kanë vjedhur vepra me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore, artistike dhe simbolike, jo vetëm për Messinan, por për gjithë Sicilinë. Gjithçka që mund të bëjmë tani është të shpresojmë se do të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Fillimisht i përbërë nga gjashtë panele të krijuara për Manastirin e San Gregorio, i cili u shkatërrua nga tërmeti i Messinas në vitin 1908, vepra kishtare ishte e vetmja vepër e piktorit sicilian që nuk ishte larguar kurrë nga qyteti i tij i lindjes.

Një vepër e katërt u mor nga një vitrinë e siguruar: një pikturë e vogël, e punuar në të dyja anët, që paraqet Virgjëreshën dhe Fëmijën me një murg françeskan në njërën anë dhe Krishtin në anën tjetër.

Piktura kishte qenë pjesë e koleksionit “Wilhelm Soldan” dhe iu shit qeverisë rajonale siciliane nga “Christie’s” në vitin 2003, në vitin kur iu atribuua Antonellos.

Plaçka mund të kishte qenë edhe më e madhe: gjithsej u vodhën gjashtë piktura, por, në mënyrë të pashpjegueshme, dy prej paneleve u braktisën në një mur të ulët jashtë Muzeut.

I lindur rreth vitit 1430, Antonello u formua në Napoli, ku studioi veprat e artistëve të ndryshëm.

“Antonello luajti një rol vendimtar në sjelljen e teknikave flamande të pikturës me vaj në Itali, duke bërë të mundur një butësi të re, një lustrim delikat dhe hijezim të nuancuar”, ka thënë Valentina Certo, historiane e artit e lidhur me Universitetin e Messinas dhe autore e librit të ilustruar për fëmijë “The Workshop of Antonello da Messina”. 

“Edhe në panelet shumë të vogla, ai ishte në gjendje të arrinte saktësi dhe detaje të jashtëzakonshme”.

aussi Le musée du Louvre augmente le prix des billets pour les visiteurs non-européens Culture Le musée du Louvre augmente le prix des billets pour les visiteurs non-européens

“Vjedhja gjatë natës është një plagë e shkaktuar kujtesës historike dhe identitetit kulturor të qytetit Messina”, shtoi ajo. 

“Këto ishin vepra që i kishin mbijetuar tërmetit, shkatërrimit dhe pesë shekujve histori. T’i shohësh ato të marra nga publiku në këtë mënyrë e bën humbjen të pamundur për t’u matur vetëm në terma ekonomikë”.

Më 28 dhjetor 1908, qyteti Messina u godit nga ajo që ende konsiderohet katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në historinë moderne evropiane: një tërmet me magnitudë 7.1, i cili zgjati 37 sekonda, vrau gjysmën e popullsisë së qytetit dhe rrafshoi një pjesë të madhe të tij.

Bashkë me shtëpi, kisha dhe monumente, u humbën burime dhe dokumente historike të paçmueshme, përfshirë vepra të Antonellos.

Në shkurt, qeveria italiane siguroi në një ankand në New York një kryevepër të rrallë të Antonellos, duke shpenzuar 14.9 milionë dollarë për “Ecce Homo” të tij. Piktura, e shitur në “Sotheby’s”, është një portret thellësisht njerëzor i Krishtit në vuajtje, që besohet se është përfunduar rreth vitit 1460.

Prokurorët në Messina kanë nisur një hetim për vjedhjen. Burime policore thanë se Muzeu ishte pajisur me disa kamera mbikëqyrëse dhe se veprat mbroheshin nga një sistem i sofistikuar alarmi. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë mundësinë që pikturat të jenë vjedhur për tregun e paligjshëm të artit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Ansa”, hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që vjedhja të jetë kryer me porosi të një tregtari arti.

aussi Aucune caméra ne couvrait la partie du Louvre où les voleurs sont entrés, précise le directeur du musée. Culture Aucune caméra ne couvrait la partie du Louvre où les voleurs sont entrés, précise le directeur du musée.

Vjedhja ndodhi pasi policia italiane të premten kishte rikuperuar tri piktura të mjeshtërve francezë: Paul Cézanne, Pierre-Auguste Renoir dhe Henri Matisse, të cilat ishin vjedhur në fillim të këtij viti nga një muze privat pranë qytetit verior, Parma.

(Extrait du Guardian)