---
description: Sopranoja shqiptare me nam botëror, Ermonela Jaho, është nderuar me “Kullën e Sahatit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak orë para koncertit n
title: Ermonela Jaho nderohet me “Kullën e Sahatit” para koncertit në Tiranë
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/05/48d9b82c-28f4-452a-8c26-bb65ff2519ec.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Ermonela Jaho nderohet me “Kullën e Sahatit” para koncertit në Tiranë

![Ermonela Jaho](https://resources.koha.net/images/2024/August/05/48d9b82c-28f4-452a-8c26-bb65ff2519ec.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 gusht 2024 12:00
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 5 gusht 2024 12:00
- Shpërndaje në:

Sopranoja shqiptare me nam botëror, Ermonela Jaho, është nderuar me “Kullën e Sahatit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak orë para koncertit në Teatrin e Operës dhe Baletit. 

Duke ia dhuruar Kullën e Sahatit të Tiranës, kryetari Veliaj ka thënë se ajo kullë mbart simbolikën se është gjithmonë koha për t’u kthyer në shtëpi, si dhe e ftoi artisten të bëhet pjesë e aktiviteteve kulturore që do të kulmojnë vitin e ardhshëm, kur Tirana mban titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

“Ne të jemi shumë mirënjohës për kontributin tënd. Ti je një ambasadore për vendin, imazh i Shqipërisë moderne, i Shqipërisë që punon, i Shqipërisë së mirë, i Shqipërisë së mbarë, i Shqipërisë që beson te talenti, te djersa, te puna. Dua që me këtë simbolikë të vogël të Sahatit, i cili do të të tregojë gjithmonë orën e saktë të Tiranës, t’i thuash vetes se ndoshta është gjithmonë koha për t’u kthyer te zemra jote, të shtëpia jote. Por, edhe për të të kujtuar se vitin tjetër ne do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ndaj nëse ke miq, dashamirës, partnerë, që do të dëshiroje t’i ftoje për të bërë gjëra të bukura në Tiranë, ne jemi të lumtur të të ndihmojmë”, citohet të ketë thënë Veliaj.

Në atë rast Veliaj njoftoi se në ambientet e jashtme të Teatrit të Operës dhe Baletit do të ngrihet një skenë me një ekran të madh dhe vende për t’u ulur, për të përjetuar drejtpërdrejt emocionet e performancës së Ermonela Jahos.

“Për të gjithë ata që ndoshta pezmatohen që koncerti sot në darkë është i shitur, ne kemi një lajm të mirë: Do të vendosim një skenë jashtë, me një ekran të madh dhe karrige, për të gjithë ata artdashës që do të donin të shijonin qoftë edhe nga jashtë, atë mrekulli që do të na dhurojë në Teatrin e Operës së Baletit, e dashura jonë, zemra jonë, Ermonela Jaho”, ka thënë ai. 

[Edhe ![“Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë](https://resources.koha.net/images/2025/September/16/3c42d7ad-565a-408e-a541-a50643073527.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 17 sht 2025 “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë](https://www.koha.net/kulture/kur-ndjenjat-marrin-ze-rikthen-ermonela-jahon-ne-tirane)

Artistja shqiptare ka thënë se jetë e nderuar nga kjo pritje. 

“Është një ndër dhuratat më të bukura. Duke kënduar në Shqipëri, në mëmëdheun tim, në këtë teatër ku unë u rrita, ku filloi ëndrra ime, u bëra kjo që jam sot, ndaj këtij vendi, jo vetëm këtij teatri, dua t’i kthej pakëz dashuri dhe pakëz mirënjohje nga dashuria dhe mirënjohja që më ka dhënë ky vend dhe çdo zemër shqiptare”, citohet të ketë thënë ajo. Sopranoja e njohur Ermonela Jaho është rikthyer në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të dielën mbrëma, ku së bashku me tenorin amerikan Charles Castronovo, kanë performuar në koncertin “Rikthimi i dallëndyshes”.

[#Ermonela Jaho](https://www.koha.net/tag/ermonela-jaho) [#kulla e sahatit](https://www.koha.net/tag/kulla-e-sahatit) [#Tirana](https://www.koha.net/tag/tirana) [#koncert](https://www.koha.net/tag/koncert)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ermonela Jaho me frymën e operave botërore në skenën e improvizuar të Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/ede0ea4d-ced8-4869-b304-b8f7bfe64ada.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 9 qer 2025 Ermonela Jaho me frymën e operave botërore në skenën e improvizuar të Prishtinës](https://www.koha.net/kulture/ermonela-jaho-me-frymen-e-operave-boterore-ne-skenen-e-improvizuar-te-prishtines)
- [![Gala-koncerti i Ermonela Jahos – zë edhe për shtëpi opere](https://resources.koha.net/images/2025/June/07/804bdb76-efb5-4d7a-a1b0-9dd404be9d12.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 7 qer 2025 Gala-koncerti i Ermonela Jahos – zë edhe për shtëpi opere](https://www.koha.net/kulture/gala-koncerti-i-ermonela-jahos-ze-edhe-per-shtepi-opere)
- [![Sopranoja Ermonela Jaho i rikthehet Shqipërisë për zërat e rinj ](https://resources.koha.net/images/2023/September/06/ErmonelaJaho1694035764.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 7 sht 2023 Sopranoja Ermonela Jaho i rikthehet Shqipërisë për zërat e rinj](https://www.koha.net/kulture/sopranoja-ermonela-jaho-i-rikthehet-shqiperise-per-zerat-e-rinj)
- [![Ermonela Jaho ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës, sonte në “Express”](https://resources.koha.net/images/2025/November/17/58fb6a44-190f-4183-8c8f-2db5b56f6e48.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) EXPRESS 17 nën 2025 Ermonela Jaho ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës, sonte në “Express”](https://www.koha.net/express-ktv/ermonela-jaho-ua-jep-arieve-kontekstin-historik-te-gjakoves-sonte-ne-express)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Ramosaj: Deputetët s’kanë bërë ndonjë punë të madhe, Deklarata ka peshë të vogël për kah fuqia](https://www.koha.net/arberi/gjinali-per-zgjedhjen-e-presidentit-dinamikat-e-20-muajve-te-fundit-slene-vend-per-optimizem)

[Futboll.]() [Nuk jep gola ndeshja Gjeorgji – Ukrainë](https://www.koha.net/futboll/nuk-jep-gola-ndeshja-gjeorgji-ukraine)

[Futboll.]() [Te Shqipëria flasin me respekt për San Marinon](https://www.koha.net/futboll/te-shqiperia-flasin-me-respekt-per-san-marinon)

[Arbëri.]() [Bursat nxisin nxënësit të regjistrohen në profilet deficitare dhe teknike](https://www.koha.net/arberi/bursat-nxisin-nxenesit-te-regjistrohen-profilet-deficitare-dhe-teknike)

[Arbëri.]() [Dhuna digjitale jashtë Kodit Penal, shpesh kalon pa u dënuar](https://www.koha.net/arberi/dhuna-digjitale-jashte-kodit-penal-shpesh-kalon-pa-u-denuar)

[Arbëri.]() [60 ditë pa përgjigje për pretendimet ndaj kryetarit Rama, AIP-ja tejkalon afatin ligjor](https://www.koha.net/arberi/60-dite-pa-pergjigje-per-pretendimet-ndaj-kryetarit-rama-aip-ja-tejkalon-afatin-ligjor)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ermonela Jaho nderohet me “Kullën e Sahatit” para koncertit në Tiranë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/ermonela-jaho-nderohet-me-kullen-e-sahatit-para-koncertit-ne-tirane","datePublished":"2024-08-05T12:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:11+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":516,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sopranoja shqiptare me nam botëror, Ermonela Jaho, është nderuar me “Kullën e Sahatit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak orë para koncertit n","url":"https://www.koha.net/kulture/ermonela-jaho-nderohet-me-kullen-e-sahatit-para-koncertit-ne-tirane","keywords":"Ermonela Jaho, kulla e sahatit, Tirana, koncert","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/05/48d9b82c-28f4-452a-8c26-bb65ff2519ec.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
