Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

Documenta souffre de la position de l'Allemagne sur Gaza.

documents

Kolektivi indonezian “Taring Padi”, në edicionin e kaluar kishte ekspozuar një mural të madh ku një agjent i “Mossadit” paraqitej si karikaturë antisemite. Murali, një nga veprat më të dukshme të atij edicioni, u mbulua përpara se të hiqej plotësisht

"Documenta”, e cila organizohet çdo pesë vjet në Kassel të Gjermanisë, është një nga ekspozitat periodike më prestigjioze të artit në botë. Por që prej polemikës me të cilën u përball edicioni i fundit, në vitin 2022, ekspozita është përballur me kritika të ashpra, ndërsa shumëkush ka pretenduar se akuzat e politikanëve për antisemitizëm në ekspozitë lindën nga një përpjekje për të frenuar artin pro Palestinës

Naomi Beckwith, kuratorja e edicionit të ardhshëm të “Documenta”, ka thënë se disa artistë tashmë kanë refuzuar të marrin pjesë në ekspozitë për shkak të qëndrimit të Gjermanisë ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

“Documenta”, e cila organizohet çdo pesë vjet në Kassel të Gjermanisë, është një nga ekspozitat periodike më prestigjioze të artit në botë. Por që prej polemikës me të cilën u përball edicioni i fundit, në vitin 2022, ekspozita është përballur me kritika të ashpra, ndërsa shumëkush ka pretenduar se akuzat e politikanëve për antisemitizëm në ekspozitë lindën nga një përpjekje për të frenuar artin pro Palestinës.

Polemika ka ndikuar edhe në “Documenta 16”, komiteti i plotë përzgjedhës i së cilës dha dorëheqjen në bllok në vitin 2023. Beckwith, zëvendësdrejtoreshë dhe kryekuratore e muzeut “Guggenheim”, u zgjodh organizatore e “Documenta 16” në vitin 2024.

Në një intervistë të gjerë për “Die Zeit”, Beckwith foli gjatë për përgatitjen e “Documentas” së saj, tema e së cilës ende nuk është bërë e ditur.

Ajo ka thënë se kishte pasur “disa” artistë që e kishin refuzuar ftesën e saj për të marrë pjesë. E pyetur për arsyen, ajo ka thënë: “Disa kanë përshtypjen se në Gjermani nuk janë të lirë të shfaqin atë që duan të shfaqin. Të tjerë kritikojnë qëndrimin që Gjermania ka mbajtur ndaj luftës në Gaza”.
Më pas, kur iu kërkua të sqaronte qëndrimin e saj ndaj luftës, ajo shtoi: “Shumë më e rëndësishme se qëndrimi im personal është pyetja se si mund ta kapërcejmë këtë mënyrë përçarëse të të menduarit. Si mund ta rifillojmë dialogun?”. Për më tepër, ajo ka thënë: “E kuptoj nevojën për solidaritet dhe mbështetje, por nuk do të arrijmë askund me qëndrime të ngulitura”.

Beckwith foli drejtpërdrejt edhe për një vepër të diskutueshme të “Documenta 15” nga kolektivi indonezian “Taring Padi”, i cili kishte ekspozuar një mural të madh ku një agjent i “Mossadit” paraqitej si karikaturë antisemite. Murali, një nga veprat më të dukshme të atij edicioni, u mbulua përpara se të hiqej plotësisht.

“Jam e sigurt se diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Që atëherë kemi mësuar shumë”, ka thënë Beckwith, duke shtuar: “’Taring Padi’ nuk e kuptoi rëndësinë e mbrojtjes së komunitetit hebraik në këtë vend. Dhe kuratorët hapjen e të cilëve e admiroj shumë, mund të mos kenë qenë as ata të përgatitur për këtë”.

Që atëherë, “Documenta” ka miratuar masa për të cilat ka thënë se do të parandalojnë polemika të ngjashme, përfshirë miratimin e një formulimi të ri për antisemitizmin në kodin e saj të sjelljes. Në mënyrë të diskutueshme, shpjegimi i antisemitizmit nga “Documenta” mbështetet në përkufizimin e International Holocaust Remembrance Alliance, i cili e konsideron kritikën ndaj Izraelit si një formë paragjykimi. “Die Zeit” vuri në dukje se Beckwith nuk e kishte nënshkruar kurrë atë kod sjelljeje, ndaj ajo u përgjigj: “Nuk më është kërkuar ta bëj këtë”.