Anija e mbytur është gjetur rreth 5.6 kilometra larg bregdetit të Mazaro del Vallo, në Sicilinë perëndimore, në një thellësi prej 46 metrash, njoftoi policia në një deklaratë. Njësia e policisë italiane “Carabinieri” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e cilësoi atë si një “lokalitet të rëndësishëm arkeologjik nënujor”. Ajo shtoi se vëzhgimet fillestare “kanë identifikuar një anije romake të mbytur, që me gjasë daton nga shekujt 2 ose 1 para Krishtit”
Zhytësit kanë zbuluar një anije të lashtë romake të mbytur në brigjet e Sicilisë, njoftoi policia italiane. Besohet se anija e mbytur është rreth 2 mijë e 100 vjet e vjetër.
Anija e mbytur është gjetur rreth 5.6 kilometra larg bregdetit të Mazaro del Vallo, në Sicilinë perëndimore, në një thellësi prej 46 metrash, njoftoi policia në një deklaratë.
Njësia e policisë italiane “Carabinieri” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e cilësoi atë si një “lokalitet të rëndësishëm arkeologjik nënujor”. Ajo shtoi se vëzhgimet fillestare “kanë identifikuar një anije romake të mbytur, që me gjasë daton nga shekujt 2 ose 1 para Krishtit”.
Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, e ka cilësuar zbulimin si “një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike nënujore të viteve të fundit”.
Në këtë sit gjenden gjithashtu “qindra” amfora, të cilat me gjasë janë përdorur për transportimin e verës.
Anija e mbytur u zbulua pas një informacioni të dhënë nga peshkatarë vendas. Duke e cilësuar atë si “zbulimin më të pabesueshëm të jetës sime”, Giacomo De Mola përshkroi në “Instagram” se si kishte hasur rastësisht në anijen e lashtë, e cila, sipas tij, në fillim dukej si “një shkëmb i thjeshtë”.
“Dukshmëria nuk është e mirë. Shoh një masë të madhe të errët dhe mendoj: ‘Edhe një shkëmb i madh...’ Afrohem edhe më shumë. Dhe zemra më ndalet. Nuk ishte shkëmb. Poshtë meje shtrihej një hapësirë e pafundme me amfora – qindra amfora që kanë qëndruar në shtratin e detit për më shumë se 2 mijë vjet. Një anije romake që flinte në heshtjen e Mesdheut”, tha De Mola.
aussi
Tom Stoppard – la star de la dramaturgie et l'affirmateur du théâtre
Në postimin e tij, zhytësi përfshiu edhe pamje filmike të zbulimit.
Mediat lokale raportojnë se anija është 21 metra e gjatë dhe 6 metra e gjerë dhe se kryesisht transportonte amfora “Dressel 1A”, enë të larta cilindrike prej qeramike që përdoreshin kryesisht për transportimin e verës. De Mola ka treguar se janë gjetur gjithashtu amfora “Lamboglia 2”, që me gjasë vinin nga Afrika e Veriut, si dhe një amforë neo-punike.
“Një dëshmi e jashtëzakonshme e rrugëve tregtare të Mesdheut të më shumë se 2 mijë vjetëve më parë”, ka reaguar zhytësi.
-
Des histoires controversées sur la religion, la famille et la migration au « DokuFest »
-
Une mission de l'OTAN évalue les améliorations en matière de sécurité ; la police du Kosovo participe au dispositif de sécurité du monastère de Deçan.
-
L'universitaire Adem Bunguri juge absurdes les mesures disciplinaires prises contre l'archéologue Gashi.
-
Le musée juif albanais est encore loin d'être achevé.