Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Le suspect, qui a agressé physiquement deux policiers au commissariat de Pristina, est envoyé en psychiatrie légale.

Police du Kosovo

Illustrations photographiques

Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në stacionin policor-jugu në Prishtinë, ku kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më të hënën rreth orës 12:50. 

I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion policor ka shfaqur shenja nervozizmi dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

Ai është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se intervistimi i të dyshuarit pritet të bëhet në vijim, ndërsa rasti mbetet nën hetim.