Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Le parquet a déposé une mise en accusation contre le prévenu à Restelica pour le meurtre de sa mère.

accusation

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sipas aktakuzës, më 20 janar 2026, në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, pas një fjalosjeje me nënën e tij, T.B., i pandehuri F.B., e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara, viktima ka pësuar shok traumatik dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Më pas, i pandehuri trupin e viktimës e ka vendosur në divan dhe e ka mbuluar me batanije, ndërsa trupi është zbuluar nga të afërmit, të cilët kishin shkuar në shtëpi të shqetësuar për gjendjen e saj.

Sipas Prokurorisë, nga ekzaminimi psikiatrik dhe psikologjik hospitalor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, ka rezultuar se në momentin e kryerjes së veprës penale, aftësia e të kuptuarit dhe kontrollës së veprimeve të të pandehurit ka qenë e zvogëluar në shkallë jo esenciale.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri i lartcekur, për veprën penale për të cilën akuzohet, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.