Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

La police a saisi des couteaux et du matériel arborant des symboles nationalistes dans une voiture immatriculée en Serbie à Jarinje.

La police a saisi des couteaux et du matériel arborant des symboles nationalistes dans une voiture immatriculée en Serbie à Jarinje.

Policia e Kosovës të shtunën ka sekuestruar pesë thika, dy prej tyre taktike/luftarake, si dhe pajisje e materiale me simbole nacionaliste në një veturë me targa të Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas Policisë, zyrtarët kufitarë, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin dy persona.

Gjatë kontrollit, përveç pesë thikave, janë gjetur dhe sekuestruar një kamerë GoPro me mbajtës, dy maica me simbole dhe mbishkrime nacionaliste, dy pajisje multifunksionale, një flamur i Serbisë, një vulë me katër “S” dhe mbishkrimin “Udruzenje Ljubitelja Srednjovekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci”, si dhe një kartë identiteti.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, ndërsa dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.