Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Plagoset pas një mosmarrëveshjeje një person

police

Një person është plagosur në fshatin Brus të Lipjanit të premten pas një mosmarrëveshjeje me dikë. 

Policia njoftoi se pas trajtimit që mori në spital, viktima është liruar. E i dyshuari gjendet në arrati. 

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, pas një mosmarrëveshje që kishte viktima ndaj të dyshuarit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.  Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.