Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Une personne a été blessée par balle à Pristina

blessure

Photo : illustration

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë në mëngjesin e të shtunës. 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për KOHËN se i plagosuri A.B. është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia në koordinim me policinë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e tij rasti. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. 

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë.  Personi i plagosur A.B. (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia më koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka njoftuar Ahmeti.