Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Une personne a été retrouvée sans vie rue « Agim Ramadani ».

Bande de police

Illustration

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, të premten në mbrëmje.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjekët emergjentë.

Ahmeti ka thënë për KOHËN se Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, thuhet në përgjigjen e Policisë.