---
description: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë të mitur të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 25 maj në një objekt në J
title: Identifikohen pesë të mitur që vodhën disa biçikleta në Junik
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/01/bicikletat1709332632.png?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Identifikohen pesë të mitur që vodhën disa biçikleta në Junik

![Biçikleta](https://resources.koha.net/images/2024/March/01/bicikletat1709332632.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ilustrim

- 6 qershor 2024 09:32
- Shpërndaje në:

* 6 qershor 2024 09:32
* Shpërndaje në:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë të mitur të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 25 maj në një objekt në Junik. 

Ata dyshohet se kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse. “Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë. 

Të miturit thuhet se janë intervistuar në prani të avokatëve dhe prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar. 

“Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

[#bicikleta](https://www.koha.net/tag/bicikleta) [#te mitur](https://www.koha.net/tag/te-mitur) [#junik](https://www.koha.net/tag/junik) [#vjedhje e rende](https://www.koha.net/tag/vjedhje-e-rende)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit](https://resources.koha.net/images/2021/October/29/auto_Shiriti_policor15359957171635524456.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 23 kor 2026 Një qytetar has në pesë bomba në Junik, largohen nga ekipet e deminimit](https://www.koha.net/kronike/nje-qytetar-has-ne-pese-bomba-ne-junik-largohen-nga-ekipet-e-deminimit)
- [![Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda](https://resources.koha.net/images/2025/August/01/876ee291-6f35-4fa8-bc04-08f5c995c428.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 21 jan 2026 Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda](https://www.koha.net/kronike/arrestohen-kater-persona-te-dyshuar-per-disa-raste-te-vjedhjeve-te-renda)
- [![Katër të mitur nën hetim për 11 raste të vjedhjeve në Ferizaj](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/949b324f-b526-49ff-9a37-797619840225.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 14 jan 2026 Katër të mitur nën hetim për 11 raste të vjedhjeve në Ferizaj](https://www.koha.net/kronike/kater-te-mitur-nen-hetim-per-11-raste-te-vjedhjeve-ne-ferizaj)
- [![I mituri në Fushë-Kosovë arrestohet pasi kapet me motoçikleta të vjedhura](https://resources.koha.net/images/2024/December/10/3c2bd469-60b7-4cba-8cc4-ca9fed16b0bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 11 nën 2025 I mituri në Fushë-Kosovë arrestohet pasi kapet me motoçikleta të vjedhura](https://www.koha.net/kronike/i-mituri-ne-fushe-kosove-arrestohet-pasi-kapet-me-motocikleta-te-vjedhura)
- [![Ndalohen dy persona në Pejë të dyshuar për vjedhje](https://resources.koha.net/images/2024/May/10/fc92e61b-700f-4c26-8669-0fd6d8bcc89c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 1 sht 2025 Ndalohen dy persona në Pejë të dyshuar për vjedhje](https://www.koha.net/kronike/peje-ndalohen-dy-persona-nen-dyshimin-se-vodhen-biciklete-e-motociklet-ne-vlere-mijera-euro-njeri-i-mitur)

[Arbëri.]() [AUV-ja ndalon përkohësisht prodhimin e pleskavicës së kompanisë “Buquku”](https://www.koha.net/arberi/auv-ja-ndalon-perkohesisht-prodhimin-e-pleskavices-se-kompanise-buquku)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ngritjen e flamurit në Vlorë](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-e-kurti-krah-begajt-e-rames-ne-ngritjen-e-flamurit-ne-vlore)

[Arbëri.]() [Haxhiu: Mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-mirenjohje-e-perjetshme-per-familjen-jashari)

[Futboll.]() [PSG-ja pret Lorientin, derbi Lyon – Monaco](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-pret-lorientin-derbi-lyon-monaco)

[Futboll.]() [Bayerni me mungesa, ndeshje e vështirë për Dortmundin](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-mungesa-ndeshje-e-veshtire-per-dortmundin)

[Arbëri.]() [Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit](https://www.koha.net/arberi/citaku-nga-prekazi-lufta-per-liri-nuk-eshte-krim-kosova-e-pavarur-eshte-kryevepra-e-adem-jasharit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Identifikohen pesë të mitur që vodhën disa biçikleta në Junik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/identifikohen-pese-te-mitur-qe-vodhen-disa-bicikleta-ne-junik","datePublished":"2024-06-06T09:32:55+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:05:07+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":181,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë të mitur të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 25 maj në një objekt në J","url":"https://www.koha.net/kronike/identifikohen-pese-te-mitur-qe-vodhen-disa-bicikleta-ne-junik","keywords":"bicikleta, te mitur, junik, vjedhje e rende","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/01/bicikletat1709332632.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
