Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Un homme de 62 ans retrouvé mort à Mitrovica

Meurtre - enregistrement - mort - police

Photo : illustration

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë të dielën mbrëma. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për KOËHN se kanë nisur hetimet lidhur me rastin dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Zahiti.