Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e rigjykimit të hënën, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.
“I pafajshëm 100 për qind”, tha Nika, raportoi “Betimi për Drejtësi“.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Lors de l'audience du 28 mai 2025, l'accusé a plaidé non coupable.
Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.
Avec cela, l'accusé Endrit Nika est inculpé d'avoir commis le délit de « meurtre aggravé » en vertu de l'article 173, paragraphe 1, point 1.3 du Code pénal.