Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, e ka dënuar më 9 vjet burgim të miturin A.O. i cili në bashkëkryerje me vëllanë e kanë privuar nga jeta viktimën A.O duke përdorur mjete të forta.
I mituri sipas gjykatës e ka goditur thikë disa herë në gjoks viktimën, i cili më pas është dërguar në spital pa shenja jete.
Me këtë, Gjykata ka konstatuar se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Suite à l'annonce du jugement, le président du tribunal a informé les parties que dans le délai légal toutes les parties à la procédure recevront le jugement complet sous forme écrite et motivée.
Në shqyrtimin gjyqësor të datës 18.09.2026, i mituri A.O., ka deklaruar se ndihet përgjegjës - fajtor, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.
Pas kësaj trupi gjykues ka vlerësuar se i mituri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit- përgjegjësisë. Pranimi i përgjegjësisë është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, dhe pastaj trupi gjykues ka marrë aktvendim, me të cilin pranohet pranimi i përgjegjësisë-fajësisë nga i mituri A.O., nga fshati Kobaj – Komuna e Prizrenit, për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.