Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Deux perquisitions ont eu lieu à Pristina ; une arme et 40 cartouches ont été saisies.

Arrestation - police - raid - arrestation

Photo-illustration

Photo de : Driton Pacharada

Njësitë policore, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), kanë bastisur dy lokacione në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit apo shitjes së paautorizuar të armëve ose materieve plasëse.

Sipas Policisë së Kosovës, bastisjet janë kryer më 9 shtator ndërsa rasti lidhet me një ngjarje të raportuar më 12 qershor 2025 në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë.

Gjatë bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Tre të dyshuar janë intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.