Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Un homme de 31 ans a été arrêté à Ferizaj pour menaces ; une arme à feu a été confisquée.

arrestation - menottes

Photo : illustration

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”, ndërsa gjatë intervenimit policor është konfiskuar edhe një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur më 16 gusht në fshatin Nerodime e Poshtme, pasi Policia e Kosovës kishte pranuar një informatë për një rast kanosjeje.

Sipas informatave fillestare të policisë, i dyshuari, i cili ishte fqinj i ankuesit, kishte dalë në oborrin e tij dhe ishte afruar te dera e oborrit të ankuesit, ku dyshohet se e kishte kanosur me fjalë kërcënuese.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar njësia patrulluese, e mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH). Atje policët kanë hasur të dyshuarin M.M., 31-vjeç, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj.

Gjatë veprimeve policore, është kontaktuar edhe S.M., 55-vjeç, i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë. Arma i është dorëzuar policisë dhe është konfiskuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe mbikëqyrësi i ndërrimit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

aussi Plus de 100 000 euros non déclarés saisis au poste frontière de Dheu i Bardhë LA CHRONIQUE Plus de 100 000 euros non déclarés saisis au poste frontière de Dheu i Bardhë

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, M.M. është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Ndërkaq, S.M. është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.