Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Une femme recherchée du Kosovo a été arrêtée à Tirana.

Albanie

Një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë të cilët kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Italia dhe Kosova janë arrestuar në Tiranë.

Shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave. Ai në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15. 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.

Ndërkaq për shtetasin e Shqipërisë E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë, Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër-arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.