Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Trois personnes placées en résidence surveillée dans le cadre de l'enquête sur la mort d'un ouvrier suite à un accident de grue à Pristina

Révérend - ouvrier

Photo : illustration

Photo de : Driton Pacharada

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak tre personave të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit si pasojë e rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë në fund të korrikut.

Për KOHËN, kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Prokurorisë Themelore e cila shtoi se kërkesa e tyre ishte paraburgimi.

“Lidhur me rastin, tre personat e dyshuar janë arrestuar, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë vendim që ndaj të dyshuarve të caktojë masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, masa e arrestit shtëpiak është caktuar për drejtorin e kompanisë ndërtuese, menaxherin e kompanisë dhe vozitësin e autovinçit.

“Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin në fjalë, ndaj tre personave të dyshuar, me inicialet E.E., në cilësinë e drejtorit të kompanisë, ''V...... A......'', B.S., në cilësinë e menaxherit në kompaninë S.....'', si dhe A.H., në cilësinë e punëtorit, përkatësisht vozitës të autovinçit”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria ka bërë të ditur se E.H. dhe B.S. po hetohen nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ''Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës''. Ndërsa, punëtori i autovinçit po dyshohet për veprën penale ''Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria ka njoftuar se janë angazhuar ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe ekspertë të inxhinierisë mekanike.

Aksidenti fatal ndodhi më 28 korrik 2026 në të cilin përveç vdekjes së punëtorit, u lëndua edhe një person tjetër.

Lidhur me rastin, Inspektorati Qendror i Punës dhe Komuna e Prishtinës kanë vazhduar të akuzojnë njëri-tjetrin për dështim dhe mosmarrje të përgjegjësisë pas vdekjes së 26-vjeçarit në një vendpunishte.

Blendina Veliqi