Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Colonne

Pourquoi le Conseil ne partage pas l'enthousiasme de la Commission pour l'élargissement de l'UE

Komisioni Evropian do ta bëjë punën e tij dhe të propozojë hapa për ta bërë zgjerimin e BE-së të dobishëm për të gjithë. Mes tjerash, do të rekomandojë edhe kalimin në votim me shumicë të kualifikuar në disa pika në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit. Të gjitha propozimet do të jenë të logjikshme dhe të duhura. Ky është maksimumi që mund të bëjë Komisioni Evropian. Por gjasat nuk janë të mëdha që të gjitha këto propozime të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare në Këshill. Aty nuk e ndajnë entuziazmin e Komisionit sa i përket zgjerimit të BE-së.

Vendet kandidate dhe Kosova (i vetmi kandidat potencial që nuk është kandidat) bëjnë gabime kur tepër shumë bazohen në atë që thotë Komisioni Evropian. Edhe pse e dinë, nganjëherë sikur harrojnë se Komisioni, sado i rëndësishëm që është, i ka duart e lidhura sa i përket zgjerimit dhe nuk mund të zhbllokojë procese kur janë të bllokuar e as nuk mund t’i përshpejtojë ato kur nuk ecin me ndonjë dinamikë të dëshiruar. Javën që lamë pas në katër vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor për vizitë ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Bëri mirë me këtë vizitë dhe dëshmoi se përkundër angazhimit të madh në fushat e tjera, përkundër sfidave të rënda me të cilat po përballet BE-ja, ajo vazhdon traditën që një herë në vit të vizitojë edhe këto vende. Nuk shkoj në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë me arsyetimin formal se atje është një fushatë zgjedhore. Por përflitet se arsye ishte edhe glorifikimi i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Ajo vizitoi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Të katër këto vende ndodhen në faza të ndryshme në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Mali i Zi është në krye, Shqipëria pas saj, Maqedonia e Veriut e ka rrugën e bllokuar, ndërsa Kosova nuk e ka nisur rrugëtimin fare. Në të katër këto vende ajo foli me entuziazëm dhe shprehu mbështetjen e Komisionit Evropian. Malit të Zi i premtoi mbështetje për t’u bërë anëtare në vitin 2028, Shqipërinë e lavdëroi për progresin e bërë deri më tash, Maqedonisë i shprehu mbështetje dhe ndërmori një nismë për zgjidhjen e mospajtimeve me Bullgarinë që do të zhbllokonte procesin e negociatave të anëtarësimit, edhe Kosovës i premtoi se Komisioni do ta mbështesë, dhe do të jetë i gatshëm edhe të nisë procedurën e shqyrtimit të statusit të vendit kandidat nëse merr një mandat të tillë nga Këshilli.

Nuk është presidentja e Komisionit Evropian e parëndësishme. Ajo madje mund të jetë edhe personi më i rëndësishëm i institucioneve të BE-së. Por në hapat që katër vendet e rajonit i vizitoi fjalën kryesore e kanë vendet anëtare dhe atë me votim me unanimitet, e jo Komisioni Evropian. Komisioni i ka të lidhura duart. Përkundër vullnetit të mirë nuk do të mund të bëjë shumë. Por së paku Komisioni po e bën atë që i takon ta bëjë dhe t’ua lërë të tjerëve përgjegjësinë nëse gjërat nuk ecin si duhet.

Komisioni Evropian do të bëjë punën e tij dhe të propozojë hapa për ta bërë zgjerimin e BE-së të dobishëm për të gjithë. Mes tjerash, do të rekomandojë edhe kalimin në votim me shumicë të kualifikuar në disa pika në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit. Të gjitha propozimet do të jenë të logjikshme dhe të duhura. Ky është maksimumi që mund të bëjë Komisioni Evropian. Por gjasat nuk janë të mëdha që të gjitha këto propozime të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare në Këshill. Aty nuk e ndajnë entuziazmin e Komisionit sa i përket zgjerimit të BE-së. Disa shtete flasin për mbështetje për zgjerimin, por luten që ai të mos ndodhë. Disa vende kanë interesa nacionale për të penguar ndonjë vend kandidat që të ecë para. Disa vende kanë shqetësime se një BE më e zgjeruar do ta ketë edhe më të vështirë të veprojë sesa që e ka sot me 27 vende anëtare. Disa vende druajnë se pas një zgjerimi do të ulet shuma e mjeteve financiare që ato i marrin nga buxheti i përbashkët i BE-së. Prandaj, shumë vende duan që akoma në secilin hap të mbajnë mundësinë për të përdorur veton në procesin e zgjerimit siç kanë bërë edhe deri më tash. Kjo e bën pak të besueshëm pajtimin e të gjitha 27 shteteve anëtare për të kaluar së paku një pjesë të vendimeve me shumicë të kualifikuar. Secili vend anëtar ka të drejtë vetoje me të cilën mund ta parandalojë heqjen e vetos. Për t’i bindur të gjitha vendet anëtare që të ndryshohet praktika në Këshill, e Komisioni mendon se Traktatet e lejojnë formalisht vendimmarrjen në zgjerim me shumicë të kualifikuar, do të duhej një trysni e madhe jo vetëm nga Komisioni Evropian, por nga Gjermania dhe Franca. Ato nuk do ta bëjnë këtë. Së pari për shkak se sinqerisht as Berlini e as Parisi nuk janë miq të mëdhenj të zgjerimit. Së dyti, edhe po të ishin, qeveritë në të dyja këto vende nuk janë në pozitë për të shtyrë asgjë të madhe në BE. Franca është në prag të zgjedhjeve, ndërsa qeveria aktuale në Gjermani është shumë e plagosur nga humbja e mbështetjes dhe rritja e madhe e mbështetjes për të djathtën ekstreme. E djathta ekstreme që po rritet në Francë dhe Gjermani ose nuk e duan fare BE-së, ose kur e duan, nuk e duan zgjerimin.

Komisioni Evropian, pa marrë parasysh se sa beson realisht në procesin e zgjerimit, nuk ka munduri të rrijë duarkryq pa bërë asgjë. Raporti për procesin e zgjerimit është kontribut i madh dhe i vetëm që ka mundur ta bëjë. Dhe tash topi është te vendet anëtare, e ato nuk luajnë si skuadër, por më shumë si një grumbull lojtarësh me interesa të ndryshme.