Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Zanoli parle de la concurrence avec Vojvoda

Voïvode

Alessandro Zanoli ka folur për konkurrencën me Mërgim Vojvodën tek Udinese, duke e vlerësuar si pozitive garën për vendin e titullarit. 

Mbrojtësi italian, i cili po rikthehet pas një lëndimi, ka thënë se konkurrenca në ekip është e rëndësishme, pasi i ndihmon lojtarët të përmirësohen.

“Është e drejtë që në një ekip të ketë konkurrencë sepse të ndihmon të përmirësohesh. Unë dhe Mërgimi jemi lojtarë të ndryshëm. Ai është më teknik, ndërsa unë jam më shumë i orientuar në vrapime. Trajneri mund të zgjedhë në varësi të ndeshjeve”, ka thënë Zanoli.

Ai ka theksuar se i vjen keq që nuk mund ta ndihmojë ekipin në këtë periudhë. Vojvoda ka luajtur rregullisht në krahun e djathtë.

“Shpresoj të jem sa më shpejt në gjendje ta ndihmoj skuadrën”, ka deklaruar 26-vjeçari.

Italiani Zanoli ka sqaruar edhe se si do të mund të luanin së bashku në fushë me reprezentuesin e Kosovës. 

“Unë luaj gjithmonë në të djathtë. Nëse luaj në pozita tjera nuk i kam cilësitë e njëjta. Më mirë që Vojvoda të luajë në të majtë”.