Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Zanetti adresse un message émouvant à Messi : « Merci »

Lionel Messi

Javier Zanetti ka shprehur vlerësimin e tij të madh për Lionel Messin, në prag të ndeshjes së fundit të superyllit me përfaqësuesen e Argjentinës. 

53-vjeçari Zanetti e ka vlerësuar lart ndikimin që Messi ka pasur në futbollin argjentinas, duke e krahasuar rëndësinë e tij me atë të legjendës Diego Maradona.

Zanetti ka thënë se Messi ka arritur të bashkojë një popull të tërë përmes futbollit dhe se kontributi i tij për Argjentinën shkon përtej trofeve të fituar.

“Faleminderit”, ishte mesazhi që Zanetti ia dërgoi Messit para ndeshjes së tij të fundit me Argjentinën.

Zanetti ka folur edhe për Lautaro Martinezin, duke e cilësuar sulmuesin e Interit si një prej liderëve të rinj të Argjentinës.

Ai beson se Lautaro do të ketë përgjegjësi të madhe në të ardhmen e përfaqësueses, veçanërisht pas largimit të Messit.

39-vjeçari Messi të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit e zhvillon ndeshjen e fundit me Argjentinën. Nga ora një e mëngjesit të së mërkurës, Argjentina luan miqësore ndaj Beninit. 

“Mbaj mend se nuk fliste shumë, ishte ende shumë i ri, por gjithmonë ishte fenomenal. Bashkë me Maxi Rodriguezin organizuam një ndeshje bamirësie në stadiumin e ‘Newell’s Old Boys’. Ishin 40 mijë njerëz në stadium dhe të gjithë kishin ardhur për Leon. Ai gjithmonë ishte i gatshëm të merrte pjesë dhe të mbështeste aktivitete të tilla”, ka thënë zëvendëspresidenti i Interit, Zanetti, shkruan të martën “Goal”.