Baton Zabërgja ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Premier Leaguen e Ukrainës.
Formacioni më i mirë i javës së tetë është përzgjedhur të mërkurën nga faqja zyrtare e elitës ukrainase.
25-vjeçari Zabërgja luan për skuadrën Kharkiv që të shtunën e kaluar e mposhti Odesan në udhëtim me rezultatin 2:1.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol në fitoren e Kharkivit.
Sulmuesi nga Vushtrria është duke shkëlqyer këtë edicion.
Në nëntë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, ai ka shtatë gola të shënuar dhe katër asistime.