Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Vojvoda : Nous devons nous contenter d'un seul point.

Mergim Voïvode

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda që ishte kapiten te Kosova në mungesë të Vedat Muriqit, e ka pranuar se Izraeli kishte më shumë raste shënimi se Kosova në ndeshjen e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë. 

Por ai ka thënë se Kosova e donte fitoren dhe se kishte udhëtuar për pikët e plota. 

Ka shtuar se është i lumtur me pikën e fituar. 

“Kemi pasur dëshirë të fitojmë dhe kemi ardhur për tre pikë. Por pas ndeshjes duhet të jemi të ftohtë, pasi kanë pasur edhe ata raste. Duhet të jemi më të gëzuar që kemi fituar një pikë se që kemi humbur dy pikë”, deklaroi Vojvoda fillimisht. 

Ai ka shtuar se grupi është i hapur. 

“Është e hapur në grup, dëshira ishte të fitonim. Ishte ndeshje e barabartë, ndoshta ata kishin më shumë raste se ne. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë. duhet të rigjenerohemi për ndeshjen e ardhshme. Besoj se duhen lojtarë të rinj. duhet të rritet konkurrenca. Ajo që e bën diferencën është eksperienca. Kombëtaret e mëdha kanë lojtarë me eksperiencë, si Kroacia. Ne që kemi filluar më herët, është mirë t’u japim këtë përvojë të rinjve, që do ta mbajnë peshën për shumë vite”, është shprehur Vojvoda.

Lire les autres mises à jour
Israël-Kosovo

Un point pour le Kosovo à Debrecen

L'équipe nationale de football du Kosovo n'a pas réussi à remporter plus d'un point contre Israël...