Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Vinicius présente ses excuses, mais risque d'être écarté du Clasico.

vi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe tifozëve madrilenë pasi u përjashtua me karton të kuq në fitoren 1:0 ndaj Villarrealit. Ndeshja e së shtunës mbrëma në “Santiago Bernabeu” i takoi La Ligas.

Viniciusi tani e pret vendimin e Komisionit Disiplinor, që mund ta lërë jashtë “El Clasicos” ndaj Barcelonës, më 25 tetor në “Camp Nou”.

Braziliani mendoi se e shënoi golin e dytë për Realin. Por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua pasi Vinicius Jr kapi për flokëve lojtarin e Villarrealit, Nathan Saliba. Veprimi që i kushtoi sulmuesit brazilian me karton të kuq direkt, u bë gjatë ndërtimit të aksionit që solli golin.

Pas ndeshjes, Vinicius postoi në rrjetet sociale, duke shkruar “kërkoj falje ndaj ekipit dhe tifozëve”. Ai u aktivuzua në minutën e 52-të, ndërsa u ndëshkua me të kuq 20 minuta më pas.

Rregullat e Federatës së Futbollit të Spanjës thonë se kapja e flokëve të kundërshtarit është sjellje e dhunshme. Sjellja e dhunshme pa shkaktuar lëndim të kundërshtarit dënohet me një deri në tri ndeshje moslojë.

Tri ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në La Liga janë ndaj Sevillas, Barcelonës dhe Racing Santanderit. Por mungesa në “El Clasico” do të ishte goditje e madhe për 26-vjeçarin.

“Marca” ka shkruar të dielën se raporti i arbitrit nuk shkon në favor të Viniciusit. Ai ka shkruar se pasi është përjashtuar, Vinicius ka protestuar me zë të lartë ndaj vendimit dhe i është afruar me qëndrim agresiv.

Raporti mund të bëjë që dënimi të jetë më shumë se një ndeshje moslojë dhe kështu braziliani të mungojë në derbin e madh spanjoll.

Yan Diomande e shënoi golin e fitores për Real Madridin.

Pasi kërkoi falje, braziliani reagoi sërish me një postim, duke shprehur zhgënjimin me referimin, me të cilin, sipas tij, përballet vazhdimisht.

“Dhe ai që merr gjithmonë karton të verdhë e të kuq është Vinicius. Sa e turpshme”, ka shkruar Vinicius.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Jouse Mourinho, ka refuzuar të paraqitet në konferencë për shtyp. “Marca” shkruan se Mourinho ka refuzuar të flas nga frika se mund të suspendohet. Ai ishte shumë i pakënaqur me arbitrin gjatë ndeshjes.