Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

La Turquie choisit un nouvel entraîneur

Sergent Yalcin

Sergen Yalçin është emëruar selektor i Përfaqësueses së Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur të martën Federata e Futbollit e Turqisë. 

Yalçin me federatën e Turqisë ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. 

53-vjeçari e zëvendëson Vincenzo Montellan i cili u shkarkua për shkak të rezultateve negative. 

Yalçin së fundi e drejtoi skuadrën e Beshiktashit. Ai ka qenë trajner edhe i Antalyasporit, Konyasporit, Alanyasporit, Sivassporit e Kayserisporit. 

“Sergen Yalçin po hap një kapitull të ri në karrierën e tij, duke vënë përvojën e fituar në nivel klubesh në shërbim të Kombëtares së Turqisë. Nga ky moment ai do të punojë për suksesin e Turqisë. Federata Turke e Futbollit i uron Yalçinit suksese në detyrën e re dhe shpreson që ky vendim të jetë në të mirë të vendit dhe të Kombëtares A të Turqisë”, ka shkruar federata turke.