Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Nouvelle pénurie en Albanie

Albanie

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të hënën mbrëma ka njoftuar se Adrion Pajaziti nuk do t’i bashkohet Shqipërisë në grumbullim për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

“Shkalla e dëmtimit e bën ta pamundur që Pajaziti të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe se i duhen rreth 3 javë për t’u rikuperuar. Kësisoj, mesfushori do të rikthehet në klub për të vijuar rikuperimin dhe në vendin e tij është ftuar lojtari i Dinamo City, Klevi Qefalija, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran”, shkruan FSHF-ja në njoftim.

Më herët u bë e ditur se për shkak të lëndimit Shqipërisë do t’i mungojë Qazim Laçi, i cili do të zëvendësohet nga Feta Fetai.