Mediumi i fuqishëm “The Athletic” ka bërë një shkrim të gjatë për Barcelonën, përkatësisht kërkimin e një sulmuesi.
Në shkrim bëhet e ditur se Julian Alvarez është objektivi kryesor i Barcelonës. Por nëse dështon marrëveshja për Alvarezin, “The Athletic” ka përmendur si opsion edhe emrin e sulmuesit të Kosovës dhe Hoffenheimit, Fisnik Asllani.
“Ku tjetër mund të kërkojë Barça?”, ka pyetur mediumi.
“Fisnik Asllani i Hoffenheimit është një tjetër opsion në krahun e majtë në këtë drejtim. Përveç 10 golave që shënoi sezonin e kaluar në Bundesligë, ai krijoi edhe shtatë gola të tjerë. 24-vjeçari i Kosovës duhej të transferohej te RB Leipzigu këtë afat, por transferimi dështoi ‘për shkak të shqetësimeve mjekësore të ngritura nga Leipzigu’, tha klubi i tij. Si Jonathan Burkardt ashtu edhe Asllani shfaqin disa nga atributet që Barça kërkon, dhe ka të ngjarë të kushtojnë shumë më pak se Alvarez. Ata duken si një hap i madh, larg cilësisë së argjentinasit”, shkruan “The Athletic”.
Asllani është duke ushtruar me Hoffenheimin, pasi i dështoi transferimi.
-
Xhaka nominé par la Premier League pour le meilleur transfert de la saison
-
Le site « The Athletic » considère Xhaka comme le meilleur transfert de la saison.
-
Le site « The Athletic » revient sur le bilan négatif du Kosovar Ibrahimovic.
-
Après "The Athletic", Xhaka est également apprécié par "BBC".
-
Zhegrova faisait partie d'un échange de joueurs avec la Juve.